“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Pallati presidencial francez bëri publike përbërjen e një qeverie të re ku mbizotërojnë konservatorët dhe centristët, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve që thelluan ndasitë politike, ndërsa Franca përballet me sfida financiare dhe diplomatike në rritje.
Një koalicion i krahut të majtë siguroi numrin më të madhe të vendeve në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe korrik, por nuk arriti të fitonte një shumicë.
Grupet studentore dhe aktivistët e së majtës mbajtën protesta në mbarë vendin të shtunën kundër një qeverie që ata thonë se refuzon vullnetin e votuesve.
Presidenti Emmanuel Macron emëroi konservatorin Michel Barnier si kryeministër në fillim të këtij muaji, edhe pse partia republikane e tij pati një paraqitje të dobët në zgjedhje. Zoti Barnier e formoi qeverinë pas negociatave të vështira. Zoti Macron e dekretoi atë.
Partia e ekstremit të djathtë kundër imigracionit Bashkimi Kombëtar i politikanes Marine Le Pen nuk ka ministra në qeverinë e zotit Barnier, por ka vota të mjaftueshme në parlament për ta rrëzuar atë. Kjo parti siguroi një fitore jo të drejtpërdrejtë me emërimin e konservatorit të Bruno Retailleau si ministër të ri të brendshëm, detyra e të cilit përfshin çështje kritike të brendshme si siguria kombëtare, imigracioni dhe zbatimi i ligjit.
Përbërja dhe orientimi i qeverisë së Francës është i rëndësishëm sepse ky vend është një zë udhëheqës në politikën e BE-së, ndër ekonomitë më të mëdha të botës dhe anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka armë bërthamore dhe të drejtën e vetos.
Kabineti prej 39 anëtarësh përfshin kryesisht ministra nga aleanca qendrore e zotit Macron dhe republikanët konservatorë. Jean-Noël Barrot, një politikan centrist i njohur për punën e tij në transformimin dixhital dhe çështjet evropiane, është ministri i ri i Jashtëm.
Ai sjell përvojë të gjerë në çështjet komplekse ndërkombëtare, veçanërisht brenda BE-së.
Ministri i ri i financave është Antoine Armand, një figurë gjithjë e më e njohur në politikën franceze që tani ka për detyrë të drejtojë politikat fiskale të Francës dhe të menaxhojë buxhetin e ardhshëm të vitit 2025, mes presionit nga Brukseli për të trajtuar borxhin në rritje të Francës.
Sébastien Lecornu do të vazhdojë të mbajë postin e tij si ministër i mbrojtjes. Ai ka qenë i rëndësishëm në forcimin e aftësive ushtarake të Francës, përfshirë modernizimin e sistemeve të mbrojtjes dhe menaxhimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Udhëheqja e tij në mbrojtje do të jetë vendimtare për rolin e Francës brenda NATO-s dhe tensionet gjeopolitike në rritje nga luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Aftësia e zotit Barnier për të qeverisur në mënyrë efektive është tashmë nën vëzhgim. Kundërshtarët e tij politikë nga e majta zotohen ta sfidojnë atë në çdo hap, ndërsa e djathta ekstreme thotë se do të monitorojë nga afër qeverinë.
Sprova e parë e madhe politike për Kryeministrin Barnier do të vijë më 1 tetor, kur ai të mbajë fjalimin për politikat e tij në Asamblenë Kombëtare./VOA
Qeveria amerikane ka deklaruar se një përshkallëzim i ...
Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt pë...
Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çlirua...
Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për...
Një sherr masiv ka ndodhur në mesnatë në sheshin "Grigorio...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izrael...
50 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur...
Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë...
Një 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë ndërruar jetë...
Në tryezën me temën “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj...
Katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gja...
Ukraina tha të shtunën se kishte goditur gjatë natës dy de...
Gjatë natës pati një tjetër shkëmbim të ashpër zjarri mes ...
Pse Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) është e rënd...
Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek ...
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga v...
Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të p...
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët rep...
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...