E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, pasi këto dy shtete nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme.
Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se kjo marrëveshje erdhi në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe çdo ditë “po e shkel të drejtën ndërkombëtare, forcat e saj po kryejnë krime ndaj civilëve e në pjesë të okupuara [të Ukrainës] po organizon referendume ilegale”.
“Nëse në këto rrethana shohim se ministri i Jashtëm i Serbisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën pajtohet për konsultime me shtetin që kryen akte të tilla, atëherë kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë. Dhe kjo ngreh shqetësime serioze. Raportet me Rusinë në këtë nuk mund të jenë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto ne i marrim shumë seriozisht”, tha Stano.
Sipas tij, Serbia ka deklaruar se qëllim strategjik ka integrimin në bllokun evropian. Andaj, sipas Stanos, edhe “ky vendim i Serbisë do të duhej të nënkuptonte edhe bashkëpunimin dhe përafrimin me BE-në në çështje të politikës së jashtme”.
Serbia është kritikuar për afrimin e saj me Federatën Ruse edhe nga deputetët e tjerë të Parlamentit Evropian.
Në mesin e tyre edhe Vladimir Bilçik, raportues për Serbinë në PE dhe Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Kjo e fundit madje ka përmendur edhe mundësinë e pezullimit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.
Bilçik shkroi në Twitter se lajmi për nënshkrimin e marrëveshjes e sheh si një goditje të madhe për procesin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, von Cramon tha se “anëtarësimi në BE nuk kalon përmes Moskës”.
Më 23 shtator, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Serbisë, Nikolla Sellakoviç, nënshkruan Planin e Konsultimeve të dy ministreve për dy vjetët e ardhshme.
Sellakoviç është në krye të diplomacisë serbe, në Qeverinë teknike, teksa Serbia pritet të formojë një Qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e prillit.
Dokumenti u nënshkrua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
I pyetur nga gazetarët se çfarë përfshin plani dhe çfarë mesazhi i dërgon BE-së, Sellakoviç tha më 25 shtator se “ata që nuk e kanë parë dokumentin, po e sulmojnë të njëjtin”.
“Gjithçka që ka të bëjë me kritikat dhe çështjet lidhur me këtë plan, janë kërkim i arsyeve për të sulmuar Serbinë dhe për ta qortuar”, tha ai.
Sellakoviç deklaroi se Plani i Konsultimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë “është nënshkruar që nga viti 1996, çdo dy vjet”, duke theksuar se bëhet fjalë për “çështje teknike siç janë marrëdhëniet dypalëshe dhe aktivitetet shumëpalëshe”.
Ky është dokumenti i parë diplomatik që Serbia dhe Rusia kanë nëshkruar që nga 24 shkurti, kur nisi pushtimi rus në Ukrainë.
Për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, Rusia është subjekt i sanksioneve nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.
Serbia ka votuar disa rezoluta të OKB-së që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi, edhe pse është kandidat për anëtarësim në BE, refuzon të harmonizojë politikën e tij me atë të bllokut dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë./REL
Numri i raportuar i të vdekurve nga të shtënat me armë zja...
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë n...
Pasi qendra e djathtë fitoi zgjedhjet parlamentare në ...
Zgjedhjet në Itali u kryesuan nga qendra e djathtë, du...
Në epokën maoiste , Partia Komuniste Kineze përdorte dosje...
Ky muaj ka të ngjarë të jetë më i zymti për Rusinë, që kur...
Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara...
Qendra e djathtë e Giorgia Melonit ka kryesuar në zgje...
Ndihma që njerëzit të gjejnë një mënyrë të sigurt për ...
Në Hungari konsumatorët dhe bizneset po përballen me f...
Autoritetet dhe banorët në Florida po ndjekin me vëmen...
Italia zgjedh sot qeverinë e re në zgjedhjet e përgjit...
Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky, ka akuzuar R...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në Asamblenë ...
Italianët sot i janë drejtuar kutive të votimit, por ndërk...
Ish-këshilltari i Putinit, Andrei Illarionov, thotë pë...
Sot Italia zgjedh qeverinë e re në zgjedhjet e përgjit...
Anëtarët e parlamentit francez thanë të shtunën se i k...
Mykhailo Dianov, një ushtar ukrainas, ka zbuluar pl...
Forcat ruse ndërmorën sulme të reja në qytetet ukraina...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...