VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Rritja e pagave nuk i ka bindur mjekët që të qëndrojnë në Kosovë. Vetëm sivjet, 155 nga ta kanë emigruar. Situata pritet të përkeqësohet në 2024-n, kur edhe liberalizohen vizat. Pagat për mjekët specialistë kanë shkuar deri në 2 mijë euro.
Përkundër zotimeve për ndalje të “ikjes së trurit”, sivjet 155 mjekë kanë braktisur Kosovën.
Në Odën e Mjekëve kanë treguar se fluksi i të larguarve është më i vogël se vitin e shkuar, por shprehën drojën se situata do të përkeqësohet në 2024-n, kur edhe liberalizohen vizat.
“Tash jemi diku tek 155, që është numër më i vogël se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kanë qenë, më duket mbi 200, kështu që këtë vit e kemi një rënie të këtij numri të kërkesave për dokumentacionin e nevojshëm për largim dhe kjo shifër më e vogël se e vitit të kaluar, mund të them se mund të jetë e ndërlidhur edhe me liberalizimin e vizave. Dhe mund të shohim se një rritje mund të ndodhë në vitin e ardhshëm, por këto janë krejt prezumime të cilat ne duhet të presim”.
Oda e Mjekëve ka hulumtuar motivet e largimit të profesionistëve shëndetësorë. Deri sivjet ikja është arsyetuar kryesisht me pagat e ulëta, por kur ato janë rritur, arsyeja ka ndryshuar.
“Deri më tani ka qenë paga, nëse jo arsyeja e parë, e dyta. Tani, pagat janë në vendin e tretë, por arsyeja kryesore ende qëndron papunësia, sepse shumica janë mjekë të rinj dhe të papunë. Ne kemi mbi 550 mjekë – nuk e kam shifrën e saktë tani – që janë të papunë dhe këta janë, ata që janë duke kërkuar punë dhe janë shumica e tyre që janë duke u larguar. Kjo është. Dhe arsyeja e dytë, kushtet e punës dhe kushtet kualitative të specializimeve sepse janë të gjithë ata që presin, e pastaj vjen paga”.
Kurse, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për sfidat e shumta që po ballafaqohet shëndetësia.
Vitia më tej deklaroi se përgjatë viteve të shkuara intervenime të pjesshme nuk kanë rezultuar produktive, nuk kanë dhënë efektin e duhur.
“Prandaj jemi të përcaktuar për një reformë të pakthyeshme për të vendosur standarde të një reforme të pakthyeshme bazuar në analizë, në evidencë, që ky proces të jetë i pakthyeshëm”.
Ai tutje ka folur për emigrimin e mjekëve, ku sipas tij, është një trend edhe në vendet tjera jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, derisa shtoi se deri në miratimin e Ligjit për paga, ikja e mjekëve ka qenë e kuptueshme.
“Me Ligjin e pagave, profesionistët shëndetësorë janë ata që përfituan më së shumti, një mjek specialist, bazuar jo vetëm në rrogën bazë, por me shtesa e kujdestari, rrallë ndonjë mjek specialist, sidomos në institucionet sekondare e terciare ka rrogën nën 2000 euro”.
Vetëm për tri vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë.
Por, sipas të dhënave zyrtare paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.
Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licensuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra./Monitor
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka para...
Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpë...
Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshm...
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë...
Rusia ishte furnizuesi kryesor i Kinës me naftë në nëntor,...
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën që emri i is...
Votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi një rezo...
Victoria Beckham foli për operacionin më të madh plast...
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të mart...
Një ish-lider i grupit ekstremist të krahut të djathtë...
Rizgjedhja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në ...
Gjykata e Apelit Svea e Suedisë shqyrtoi të martën një ven...
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ...
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga princesha e ndjerë Diana...
Katërmbëdhjetë anëtarë të një rrjeti spiunazhi në Polo...
Një nënshkrim historik. Gjermania dhe Lituania nënshkr...
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar ...
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se usht...
Ngrënia e lëkurës së portokallit është krejtësisht e s...
Danimarka ka thënë se ka rënë dakord të rrisë bashkëpu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...