Rekord në ankand/ Fustani i Princeshës Diana shitet për 1.1 milionë dollarë
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga princesha e ndjerë Diana...

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 19 dhjetor kanë zhvilluar negociata intensive, prapa dyerve të mbyllura, lidhur me një rezolutë të sponsorizuar nga arabët, që kërkon rritjen e dërgesave humanitare në Gazë dhe një lloj ndalese të luftimeve, duke tentuar që të shmangin një veto tjetër nga Shtetet e Bashkuara.
Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nusseibeh, tha se shpreson që për rezolutën të votohet të martën mbrëma.
Këshilli paraprakisht kishte caktuar seancë për votimin e rezolutës të hënën, por seanca u shty në përpjekje për të marrë mbështetjen e SHBA-së për rezolutën ose që Uashingtoni të abstenojë.
SHBA-ja ka vendosur veto ndaj rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurimit, që është mbështetur nga të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Po ashtu, më 12 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të ngjashme.
Draft-rezoluta që u prezantua të hënën bënte thirje për “ndaje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive”, por formulimi i rezolutës pritet të ndryshojë, dhe me gjasë do të kërkojë “pezullimin” e armiqësive apo do të përdoret ndonjë term më i butë, me qëllim që të marrë mbështetjen e SHBA-së, thanë diplomatët që folën në kushte anonimiteti.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë të rëndësishme sepse ato janë ligjërisht të obligueshme, por në praktikë shumë palë zgjedhin të injorojnë kërkesat e Këshillit për veprim. Ndërkaq, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të obligueshme.
Në versionin e draft-rezolutës të prezantuar të hënën thuhej se civilët në Gazë nuk kanë qasje në ushqim të mjaftueshëm, ujë, nuk kanë kushte sanitari, energji elektrike dhe shërbime mjekësore, “të nevojshme për mbijetesën e tyre”.
Pothuajse 20.000 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kur Izraeli shpalli luftë kundër Hamasit – grupit palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – pasi grupi radikal kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor. Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe mori 240 pengje.
Hamasi kontrollon Rripin e Gazës dhe Ministria e Shëndetësisë në këtë territor nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë./ Rel
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga princesha e ndjerë Diana...
Katërmbëdhjetë anëtarë të një rrjeti spiunazhi në Polo...
Një nënshkrim historik. Gjermania dhe Lituania nënshkr...
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar ...
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se usht...
Ngrënia e lëkurës së portokallit është krejtësisht e s...
Danimarka ka thënë se ka rënë dakord të rrisë bashkëpu...
Një tregtar mund të fitonte 4.2 milionë euro të ardhur...
Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Serbisë t’i sh...
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin ...
Ishte prej kohësh e qartë se në Berlin duhej të përsërites...
Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të ...
Tim Lochner quhet njeriu, emri i të cilit do të hyjë n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se par...
Një tërmet 6.2 shkallësh i Rihterit ka goditur zonën verio...
Policia boshnjake arrestoi të hënën kryetarin e gjykatës s...
Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, T...
Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën n...
Oerd Bylykbashi ka folur në lidhje me seancën e sotme ...
Katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që li...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...