Tërmet 6.2 ballë në Kinë/ Mbi 118 viktima
Një tërmet 6.2 shkallësh i Rihterit ka goditur zonën verio...

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se parregullsitë në zgjedhjet në Serbi, të raportuara nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, janë “të papranueshme”, për një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Serbia ka votuar, por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) kanë raportuar për abuzime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një shtet që e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, ka thënë ministria gjermane përmes një postimi në "X" – platformë e njohur më parë si "Twitter".
Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë përcjellë me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve publike, dominim medial të presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiç, fushata negative dhe përhapje të frikës.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe misioni i OSBE-së, kanë qenë pjesë e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve në Serbi.
“Këto janë probleme serioze që institucionet duhet t’i adresojnë dhe hetojnë seriozisht, në mënyrë që të krijohen kushte për zgjedhje të drejta dhe demokraci më të fortë në Serbi, në të ardhmen”, ka thënë OSBE-ja, në një konferencë për media, të mbajtur më 18 dhjetor.
Sa u përket parregullsive në ditën e zgjedhjeve, ODIHR ka thënë se janë vërejtur votime në grup dhe shkelje të privatësisë së votës.
“Ne kemi parë parregullsi serioze, përfshirë blerje të votës”, kanë thënë përfaqësuesit e vëzhguesve ndërkombëtarë, më 18 dhjetor.
Dyshimeve për parregullsi në zgjedhje u ka bërë jehonë edhe një pjesë e opozitës.
Partitë e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, kanë thënë se në zgjedhjet lokale në Beograd ka pasur shumë parregullsi, dhe se rezultatet nuk e reflektojnë vullnetin e qytetarëve.
Me ftesë të tyre, disa banorë të Beogradit kanë marrë pjesë në një protestë, më 18 dhjetor, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin serb.
Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Vuçiç, i ka hedhur poshtë akuzat për rezultat ndryshe prej vullnetit të qytetarëve, dhe parregullsi tjera.
Disa misione vëzhgimi vendore në Serbi, kanë hedhur dyshime edhe për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se janë regjistruar shkelje drastike.
Më 17 dhjetor, Serbia i ka organizuar zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore.
Partia e Vuçiç-it, SNS, ka shpallur fitore në të gjitha nivelet./ REL
Një tërmet 6.2 shkallësh i Rihterit ka goditur zonën verio...
Policia boshnjake arrestoi të hënën kryetarin e gjykatës s...
Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, T...
Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën n...
Oerd Bylykbashi ka folur në lidhje me seancën e sotme ...
Katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që li...
Një shpërthim dhe zjarr në depon kryesore të karburantit t...
Partia populiste e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç f...
Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka fituar...
Filip Svarm, kryeredaktor i revistës serbe "Vreme", ës...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hapur rrugë ...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka para...
Dy balona kineze fluturuan në veri të Tajvanit, tha Minist...
Persona të armatosur sulmuan një grup njerëzish që ish...
Luftimet e ashpra kanë vazhduar në të gjithë Rripin e Gazë...
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të ...
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Pa...
Mëngjesin e kësaj të hëne, Komisioni Zgjedhor në Serbi ka ...
Një 72-vjeçar ka humbur jetën teksa po udhëtonte me mj...
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamber...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...