EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, pasi i ka kthyer përgjigje zyrtare kërkesës së tre kryesuesve të kuvendeve komunale për komunat përkatëse, njoftoi të hënën zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi.
Elezi tha se KQZ-ja i ka njoftuar kryesuesit e tri kuvendeve komunale, tri grupeve nismëtare dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna "mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind".
“KQZ-ja, përmes këtyre tri përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare janë votues të komunave përkatëse”, tha Elezi.
Ai tregoi edhe për numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në tri komunat Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, si dhe numrin e saktë të votuesve që përbëjnë 20 për qind të trupit votues në secilën komunë, që është i nevojshëm për shkarkimin e një kryetari komune përmes peticionit.
Ai tha se nga komuna e komuna e Zveçanit komisioni nuk ka pranuar asnjë kërkesë të ngjashme.
Më 7 dhjetor, katër grupe nismëtare, veç e veç, secili i përbërë nga tre qytetarë, u dorëzuan kryesuesve të kuvendeve komunale të katër komunave në veri kërkesat për inicimin dhe organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të komunave.
Ky është ndër hapat e parë që parashihet me Udhëzimin Administrativ, të cilin MAPL e nxori në shtator, për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, por u hodh poshtë.
Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, tha për "Radion Evropa e Lirë" më 14 dhjetor se kërkesa e grupeve nismëtare nuk u pranua sepse ato s’e kishin njoftuar fillimisht kryetarin ose Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për formimin e peticionit.
“Ata nuk e kanë bërë këtë dhe nuk dëshirojnë ta bëjnë. Ndërkaq, mua kështu më udhëzon Udhëzimi Administrativ”, tha Uglanin.
Për arsyen e njëjtë, sipas tij, nuk ishin pranuar as kërkesat e nismëtarëve të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat e tjera, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ato kërkesa “kanë qenë të njëjta dhe pa ndonjë dallim”, tha Uglanin.
Kryetarët shqiptarë janë vendosur në objektet komunale në veri në fund të majit, hap që ka nxitur protesta të serbëve lokalë.
Ata i kanë fituar zgjedhjet e mbajtura në prill, të cilat janë bojkotuar nga serbët atje.
Udhëzimi administrativ për largim të kryetarit të komunës, i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i parasheh këta hapa:
Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse.
Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm.
Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit.
Lista me nënshkrime duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë përfundon në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Nëse KQZ-ja vlerëson se kushtet janë përmbushur, organizohen zgjedhjet për largimin e kryetarit.
Nëse në ato zgjedhje sigurohen 50 për qind plus 1 votë për largim të kryetarit, ai largohet prej funksionit dhe organizohen zgjedhje të reja. Në rast të kundërt, iniciativa dështon. Ajo do të mund të përsëritej vetëm pas një viti./ REL
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka para...
Dy balona kineze fluturuan në veri të Tajvanit, tha Minist...
Persona të armatosur sulmuan një grup njerëzish që ish...
Luftimet e ashpra kanë vazhduar në të gjithë Rripin e Gazë...
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të ...
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Pa...
Mëngjesin e kësaj të hëne, Komisioni Zgjedhor në Serbi ka ...
Një 72-vjeçar ka humbur jetën teksa po udhëtonte me mj...
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamber...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, anëtare e Partisë Përpa...
Izraeli njoftoi të dielën se kishte goditur objektiva të H...
Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndeti qasjen e...
Bill O’Reilly, ikona e konservatorizmit amerikan ka d...
Ashtu si shumë të diplomuar të tjerë të kolegjit, Mike...
Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jasht...
Pika kufitare mes Izraelit dhe Gazës, Kerem Shalom, ës...
Qytetarët gjermanë vetëm 2 vjet pas mbajtjes së zgjedh...
Regjisori gjeorgjian, Otar Iosseliani, i njohur për fi...
Një biznesmen britanik është rrëmbyer nga rreth 15 burra n...
Franca ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...