Rama “pushkaton” ministrat
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...

Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash në 2025, u tha në raportin e "Amnesty International" të publikuar më 18 maj. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, numri i ekzekutimeve ka tejkaluar rekordin e vitit 1981 të regjistruar në këtë shtet.
"Amnesty International" tha se të paktën 2.707 persona u ekzekutuan në mbarë botën vitin e kaluar, edhe pse dënimet me vdekje të shqiptuara në Kinë nuk janë përfshirë në këtë shifër.
Organizata me seli në Londër tha se “mijëra ekzekutime” janë kryer në Kinë, shtetit që përdor më së shumti dënimin me vdekje. Megjithatë, sipas "Amnesty" detajet janë të paqarta për shkak të “sekretit shtetëror” mbi të dhënat në Kinë.
"Amnesty" tha se shifra globale për vitin 2025 – që përfshijnë ekzekutimet në Arabinë Saudite, Kuvajt, Egjipt, Jemen, Singapor dhe Shtetet e Bashkuara – paraqet rritje për më shumë se dy të tretat krahasuar me shifrën e përgjithshme më 2024.
“Ky trend ishte më i theksuar në shtetet ku autoritetet kanë forcuar kontrollin mbi pushtetin, duke kufizuar hapësirën civile, duke heshtur disidencën dhe duke treguar shpërfillje ndaj mbrojtjeve të vendosura nga ligjet dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, u tha në deklaratë.
Në veçanti, “rritja tronditëse e ekzekutimeve të regjistruara në Iran” erdhi në kohën kur autoritetet “intensifikuan përdorimin e dënimit me vdekje si mjet shtypës politik dhe të kontrollit”, veçanërisht pas luftës së qershorit të vitit 2025 me Izraelin.
"Amnesty" dhe grupe të tjera për të drejtat e njeriut kanë thënë se Teherani po intensifikon përdorimin e dënimit me vdekje pas protestave masive antiqeveritare në janar dhe luftës që më pas shpërtheu ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Organizata tha se 2.159 ekzekutime janë regjistruar në Iran më 2025 dhe kjo shifër “përbën shifrën më të lartë që nga viti 1981” që është regjistruar në këtë shtet. Po ashtu, kjo është shifra më e lartë e regjistruar në një shtet të vetëm që nga ai vit.
Për shkak të vështirësisë për marrjen e informacioneve konkrete, grupe të tjera kanë ofruar shifra të tjera sa u përket ekzekutimeve në Iran.
Organizata joqeveritare "Të Drejtat e Njeriut" Iran – organizatë me seli në Norvegji – më herët gjatë vitit tha se të paktën 1.639 persona ishin ekzekutuar në Iran vitin e kaluar.
Teherani e ka pranuar se ka ekzekutuar 30 persona deri më tani gjatë këtij viti.
Arabia Saudite vitin e kaluar kreu të paktën 356 ekzekutime, që është shifër më e lartë sesa rekordi i regjistruar më 2024 prej të paktën 345 ekzekutimesh, tha "Amnesty".
Ekzekutimet në Kuvajt u rritën nga gjashtë më 2024 në 17. Në Egjipt, nga 13 numri i ekzekutimeve u rrit në 23. Në Jemen, shifrat vjetore u rritën nga 38 në të paktën 51.
Ndërkaq, në SHBA, "Amnesty" tha se ka pasur një “rritje të paprecedent” të ekzekutimeve në Floridë – ku janë regjistruar 19 dënime me vdekje – duke bërë që numri i përgjithshëm të arrijë në 47, që paraqet shifrën më të lartë që nga viti 2009./REL
Ministri i Jashtëm kubanez, Bruno Rodriguez, akuzoi qeveri...
Mijëra studentë shqiptarë në Shkup do të mblidhen sot për ...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi rajonin jugperënd...
Tajvani nuk do të provokojë asnjë konflikt, por as nuk do ...
Irani, duke përdorur ndikimin e tij të fundit ushtarak në ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi një paralajmë...
Këshilltarët e presidentit amerikan Donald Trump nuk e fsh...
Dubai ka hapur plazhin e parë privat 24-orësh në botë për ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izrael...
Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviç, nj...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi këtë të diel n...
Linja ajrore Qantas e Australisë u detyrua të devijonte nj...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se planifikon...
Venezuela ka njoftuar ekstradimin drejt Shteteve të Bashku...
Të paktën katër njerëz janë vrarë në një sulm të madh me d...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpë...
Deklaratat pas vizitës së presidentit Donald Trump në Kinë...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka marrë pjesë në ...
Një përplasje midis një treni mallrash dhe një autobusi të...
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi ka mbërrit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...