Takimi Blinken-Vuçiç/ Zbardhen diskutimet
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka pa...

Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak akulljanën Thwaites në Antarktidë.Akullnaja ka marrë nofkën “Fundi i botës” për shkak të potencialit masiv dhe rritjes së nivelit të detit në rast të shkrirjes së saj. Është një lajm i mirë dhe i keq.Duke përdorur një robot në formë lapsi prej tre metrash, shkencëtarët panë një pikë kritike të shndritshme në ndarjen kaotike të Thwaites.
"Akullnaja Thwaites është në thelb një masë akulli që lëviz shumë ngadalë e që po del nga kontinenti i Antarktikut dhe po lëviz në oqean. Mund ta imagjinoni atë si një lumë që rrjedh ngadalë. Është një nga akullnajat që po ndryshon më shpejt në Antarktidë. Ka potencialin më të lartë për të ndryshuar me shpejtësi në shekullin e ardhshëm. Dhe ka shumë shqetësim mbi ndikimin që mund të ketë në rritjen e nivelit të detit", thotë Peter Davis , oqeanograf, British Antarctic Survey.
Shkencëtarët nuk kishin arritur ta vëzhgonin me parë pikën kritike të Thwaites.
Por duke ulur poshtë një çarjeje të hollë me gjatësi prej 587 metrash robotin Icefin, ata panë se sa ndikim kanë çarjet e thella në thyerjen e akullit, duke shkaktuar mbi akullnajë dëmin më të madh, madje më shumë sesa shkrirja.
Gjetjet u publikuan në dy studime në revistën Nature.
Gjetjet vijnë si rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare ndërkombëtare me mbështetje financiare prej 50 milionë dollarësh për të kuptuar më mirë akullnajën më të gjerë në botë.
"Kjo shkrirje ekstreme po ndodh brenda çarjeve dhe nëpër shtresat e akullit, në zonat që ne i quajmë tarraca. Pra, çështa nuk është se si po vijon shkrirja, por si funksionon dhe ku ndodh”, thotë Britney Schmidt , shkencëtare, Universiteti Cornell.
Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e zonës nënujore që ata eksploruan po shkrihet shumë më ngadalë nga sa pritej.
"Kur shkuam në Thwaites dhe vëzhguam nën akullnajë, gjetëm ujë jashtëzakonisht të ngrohtë. Ishte rreth një shkallë e gjysmë mbi ngrirjen dhe kjo duhet të nxiste një shkallë relativisht të lartë të shkrirjes. Por ajo që vumë re gjithashtu ishte se kjo shtresë uji të ëmbël, pikërisht në bazën e akullit, krijon një pjerrësi të dendur dhe pikërisht kjo pjerrësi ndalon nxehtësinë të kalojë nga oqeani në akull. Modelet tona kompjuterike, ato nuk janë në gjendje të përfaqësojnë këtë shtresë të ujit të ëmbël. Pra, ato prodhojnë ose parashikojnë një shkallë shumë më të lartë të shkrirjes nga sa në fakt kemi vërejtur në fakt, sepse nuk përmbajnë fizikën e nevojshme për t'i përshtatur plotësisht ato", thotë Peter Davis , oqeanograf, British Antarctic Survey.
Lajmi i keq është se kjo realisht nuk e ndryshon sasinë e akullit që shkëputet nga akullnaja dhe do të ngreje nivelin e detit, thotë Davis, autori kryesor i një prej studimeve.
Zoti Davis thotë se për akullnajën Thwaites shkëputja është problem më i madh sesa shkrirja. Sa më shumë që akullnaja thyhet apo shkëputet, aq më shumë akulli noton në ujë.
Kur akulli është pjesë e akullnajës, ai nuk ngre nivelin e detit, por kur shkëputet, ai shton nivelin e përgjithshëm të ujit, njësoj sikurse ndodh kur hedhim në gotë një kub akulli, i cili e ngre menjëherë nivelin e ujit./ Voa
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka pa...
Grupi i parë prej 635 luftëtarësh ukrainas ka përfunduar n...
Mjaftuan të kalonin vetëm 2 ditë dhe tërmeti i fortë që go...
Kur Patrick Kennedy ishte në Kongres, ai herë pas here fsh...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vizitoi të enj...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti thi...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Gomcharenko, ka uruar Pavarësin...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje udh...
Kosova feston sot 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, s...
Çmimi i gazit natyror në Europë më 17 shkurt ka rënë nën 5...
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Një person që i kishte dhënë Rusisë informacione jashtëzak...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga salla e Kuvendit ...
Presidentja e Kosovës, gjatë seancës solemne në Kuvend për...
Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikua...
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e ...
Në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, Kosova...
Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15-vjetorin e shpal...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...