Ukraina pranon 1.200 trupa nga Rusia
Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paiden...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq qershorin e vitit 2023.
Në njoftim, Prokuroria e identifikoi të akuzuarin vetëm me iniciale, por Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për deputetin Simiq.
Ai akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Sipas njoftimit, Simiq më 16 qershor 2023 gjatë protestave kundër vizitës së ministrit, tashmë në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, “me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat”.
Sipas Prokurorisë, sulmi ka vazhduar në drejtim të gazetarëve fillimisht me shok bomba, pastaj turma i ka goditur me grushte, shqelma, mjete të forta, tulla betoni, ngjyra e gjësende tjera dhe gjatë këtij sulmi kishin pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë.
“Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V., si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Sulmi’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’”, u tha në njoftim, ku u shtua se Prokuroria i kërkon gjykatës që të dy të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Sulmi i 16 qershorit të vitit 2023 ishte dënuar nga politikanët vendorë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 2023, në Leposaviq por edhe në tri komunat e tjera në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – gazetarët ishin cak i disa sulmeve dhe dhunës, teksa ata po mbulonin protestat e serbëve lokalë kundër kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të komunave.
Udhëheqësit serbë të këtyre komunave ishin tërhequr paraprakisht dhe më pas partitë serbe dhe serbët lokalë kishin bojkotuar zgjedhjet e mbajtura në prill, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.
Protestat nisën kur krerët e rinj komunalë shkuan në zyrat e tyre për të nisur punën. Tensionet në veri kulmuan me përplasjen mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Zveçan më 29 maj.
Gjatë përplasjes në Zveçan u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe protestues./ Rel
Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paiden...
Irani ka nisur hakmarrjen e tij ndaj Izraelit. Sipas CNN ...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një reagim për Reuters...
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli i kishte in...
Mediat e huaja raportojnë se vazhdojnë sulmet e Izraelit n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të...
Izraeli ka thënë se shumica e udhëheqësve të forcave ajror...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vijojnë maratonën e moskon...
Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se Irani ka lëshuar më ...
Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë kundër Iranit të pr...
Një nxënës 14-vjeçar u akuzua për vrasjen e një asistenti ...
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se është e shq...
Kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar qëllimi...
Skandali i korrupsionit afatgjatë që ka ndjekur qeverinë e...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e admin...
Vishwash Kumar Ramesh është personi që i mbijetoi rrëzimin...
Ukraina dhe Rusia konfirmuan të enjten një shkëmbim të ri ...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, mbërriti në...
Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea në Ishullin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...