Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Olaf Sholc është duke ndjekur traditën e krerëve të qeverive gjermane, të cilët duan të bëjnë biznes me diktatorët. Shtrëngimi i dorës me udhëheqësin kinez është pjesë e ADN-së së Partisë Socialdemokrate. “Kemi humbur Rusinë si partnere, kemi humbur fitimet tonë në kohë paqeje, të paktën na lini të bëjnë biznes me Kinën!”
Ka qenë ky mesazhi i përsëritur në Berlin ditët e fundit, i përhapur nga disa gazetarë syleshë, por erërat po ndryshojnë. Jemi përballë një “Zeitenwende” të vërtetë, sa për të përdorur një shprehje të përdorur nga vetë Sholc, pra para një pikë kthese epokale.
Me përjashtim të drejtuesve të disa kompanive të mëdha që e shoqëruan Sholcin gjatë vizitës së tij në Pekin, liderët gjermanë të biznesit janë shumë më skeptikë.
Shumica e tyre, me përjashtim të gjigantëve të Dax30, kanë përqafuar një version më të decentralizuar të globalizimit sesa grupi i kapitalistëve, i formuar në këtë rast nga personazhe si Gerhard Shrëder, Angela Merkel dhe Olaf Sholc.
Gjermania është një vend në tranzicion. Ajo po ecën drejt një modeli të ri ekonomik, por me skica ende të panjohura. Dhe ashtu siç ndodh me të gjitha tranzicionet, ka ende një gardë të vjetër, që bën çdo përpjekje për ta ngadalësuar përparimin në këtë drejtim.

Sholc sigurisht i përket asaj kategorie politikanësh, për të cilët suksesi ekonomik matet me vëllimet e eksporteve industriale dhe tepricat e llogarisë korente. Kancelarët gjermanë, duke filluar që me Helmut Shmid në vitet 1970, i kthyen në një zakon vizitat në Azinë Lindore me një turmë sipërmarrësish me vete, që ishin të gatshëm të nënshkruan kontratat mbi të cilat ishte rënë dakord paraprakisht.
Unë nuk mbaj mend që një kryeministër i vetëm britanik të ketë bërë të njëjtën gjë. Dhe as një president francez. Nuk ka vend më korporatist në botë sesa Franca. E megjithatë asnjë president francez nuk do të ëndërronte ndonjëherë të shihej i përfshirë në operacione që i shërbejnë interesave tregtare të veçanta.
Iluzionet e industrisë gjermane mbërritën kulmin vetëm pak vite më parë, kur Ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Peter Altmaier, premtoi të rriste peshën e industrisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto, përtej nivelit aktual prej 20 për qind, që tashmë është dyfishi i nivelit në Francë dhe Britani.
Por pandemia dhe tani lufta i shpërbënë ato mirazhe. Sipas meje, vetë simbolet e asaj epoke janë makinat me lëndë djegëse fosile dhe fabrikat e prodhimit të plehrave kimikë BASF në Ludvigshafen, me një sipërfaqe 10 km2, më e madhja në planet. Sholc dhe partia e tij janë ende të fiksuar pas asaj epoke.
Kancelari mbështetet tek të dhënat ekonomike të ofruara nga ekspertë si Martin Brudermüller, kreu ekzekutiv i BASF. Kur një grup ekonomistësh deklaruan në fillim të këtij viti se një embargo ndaj gazit rus ishte diçka krejtësisht e realizueshme, Scholz nxitoi që t’i akuzonte ata si të papërgjegjshëm.
Kjo pasi miqtë e tij industrialistë, e kishin këshilluar që të shmangte me çdo kusht një embargo ndaj gazit rus. Kur Vladimir Putin kërkoi pagesën në rubla për furnizimet e tij energjitike, Sholc njoftoi menjëherë se nuk do t’i dorëzohej shantazheve. Më pas i lejoi kompanitë gjermane të përdorin mashtrimin e llogarive të dyfishta me “Gazprombank” për ta kapërcyer atë ngërç.
Kur Gazprom deklaroi se gazsjellësi “Nord Stream 1” nuk mund të riaktivizohej për shkak të mungesës së një turbine që ishte bllokuar në Kanada, për shkak të sanksioneve, Sholc bëri çmos për ta hequr atë turbinë nga lista e materialeve që u nënshtroheshin sanksioneve.

Kohët e fundit, kancelari gjerman lejoi COSCO-n, operatorin portual kinez, të blinte një pjesë të terminalit të portit të Hamburgut. Dhe këto ditë ai është angazhuar të ndihmojë një kompani kineze të blejë një fabrikë të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Dortmund, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e shërbimeve gjermane të sigurisë.
Megjithatë, përpara se të denoncojmë këtë lojë të dyfishtë të kancelarit gjerman, duhet pranuar se të gjithë këta shembuj kanë të përbashkët diçka tjetër. Manovrat e Sholcit kanë dështuar thuajse në të gjitha rastet. Embargoja e gazit u vendos. Modelit të biznesit të kompanisë BASF i ka ardhur fundi.
Kina nuk është më një treg tërheqës për kompanitë gjermane. Shumë industri po zhvendosen larg Kinës. Siç na kujton ekonomisti amerikan Brad Setser, eksportet e Gjermanisë drejt Kinës arritën kulmin e tyre në vitet 2009-2012, të motivuara nga kërkesa e fortë për mallra kapitale gjermane.
Por që atëherë, eksportet në Kinë, si përqindje e PBB-së gjermane, praktikisht janë zhdukur. Është e vërtetë që Gjermania eksporton shumë më tepër në Kinë sesa vendet e tjera evropiane, dhe Sholc është i prirur që të shpëtojë atë pjesë të sektorit. Por Kina nuk do të jetë shtytësi kryesor i rritjes ekonomike të Gjermanisë.

Sot në Gjermani, ne jemi dëshmitarë të agonisë së një modeli ekonomik të vjetëruar, të bazuar tek energjia e lirë dhe eksporti i makinerive industriale në vende të treta, si Kina. Tani Gjermania duhet ta diversifikojë ekonominë e saj në një drejtim që është ende i panjohur për Sholcin dhe miqtë e tij industrialistë.
Prandaj, unë nuk shoh asnjë arsye për t’u shqetësuar në përpjekjen e Gjermanisë për të krijuar një aleancë strategjike me Kinën, siç ka bërë në të kaluarën me Rusinë. Në vend të kësaj, kam frikë se Gjermania do të mbetet e fiksuar pas të kaluarën, e paaftë për të përballuar sfidat e shekullit XXI, dhe me rrezikun për të tërhequr me vetë në humnerë të gjithë Europën.
Personalisht, unë e shoh Sholcin si një figurë kalimtare, e cila u ngrit në pushtet për shkak të një gabimi elektoral. Por tani ai është në krye të Gjermanisë, dhe ka edhe 3 vite të tjera qeverisje. Ndaj le të themi se kthesa e madhe epokale pritet ende të ndodhë.
Gjatë pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik, Adolf Hitle...
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amn...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën...
Presidenti Joe Biden thotë se nuk planifikon të ndrysh...
"Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për d...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel E...
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ru...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të mërkurën mundë...
Kontrolli i Kongresit vazhdon të jetë ende i pavendosu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 10 nëntor mira...
Situata në veri të Kosovës ka sjellë trazira në Kuvendin e...
Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të de...
Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit...
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë...
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në s...
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...