web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi, e mërkurë, 22 janar 2025/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut

21 Janar 2025, 22:54, Horoskopi CNA

Horoskopi, e mërkurë, 22 janar 2025/ Ja çfarë kanë

Dashi

Do të kaloni nga një periudhë aspak e këndshme, në një tjetër ku nuk do ju mungojë shpirti i iniciativës. Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të dyfishojë nismat interesante. 

Demi
Parashikohet një ditë interesante sa i takon formës fizike, ku do të dukeni më së miri. Kush po mundohet të gjejë një zgjidhje, mundësitë janë të mëdha. Këshillohet që ti përballoni ditët qetësisht. 

Binjakët

Nuk keni përjetuar momentin më të mirë sa i takon ndjenjave, ndoshta për shkak se raporti në çift ka qenë i komplikuar. Gjithçka ka të bëjë me njerëzit që ju rrethojnë, të cilët nuk janë të kënaqur. Situata do të vijë drejt përmirësimit.

Gaforrja

Kërkohet pak më shumë vëmendje në punë, por edhe në raportin në çift. Veçanërisht kjo ka të bëjë me ata që kanë një aktivitet të tyren apo punojnë me një ortak, pasi ka ende gjëra të paqarta. 

Luani

Ky moment është mjaft i favorshëm për lumturinë tuaj. Ata të cilët së fundmi nuk arrinin të kënaqeshin, do të kenë mundësi për të përjetuar momente të këndshme. Mundohuni që të gjeni kohë vetëm për veten.

Virgjëresha

Në këtë fazë të jetës tuaj, po jetoni disa situata vendimtare. Çdo gjë që ju propozoni zgjat shumë pak, gjë që ju bën të pyesni veten, nëse po bëni gjërat e duhur. Ditët në vijim do ju sjellin ndonjë këshillë më shumë se si të dilni nga kjo situatë.

Peshorja

Në këtë periudhë ndjeni nevojën për të përmbysur situatat që nuk ecin, por ndiheni të dekurajuar. Ata që kanë marrë një detyrë të rëndësishme, tashmë po kuptojnë se në fakt, ishte një mashtrim i madh. 

Akrepi

Mërkuri do të ketë ndikim neutral në shenjën tuaj, ndaj vlerësoni më mirë situatat profesionale, të cilat janë vërtetë të rëndësishme. Jo çdo gjë mund të zgjidhet sa hap dhe mbyll sytë. Intuita do ju ndihmojë.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të mendoni lidhur me gjërat më praktike. Kështu që nëse keni gabuar, ka ardhur momenti për të ndryshuar. Do të jeni të karikuar me energji dhe nuk do të tërhiqeni para asgjëje. Përqendrohuni në atë që dini të bëni.

Bricjapi

Duket se ka ardhur momenti për të analizuar me kujdes të gjitha situatat profesionale dhe në fushën e ndjenjave. Duhet të mundoheni që të mos tregoheni shumë të kuptueshëm me këdo. 

Ujori

Parashikohen keqkuptime dhe tensione. Me të lindurit e shenjës së demit dhe luanit, mund të keni marrëdhënie të veçanta. Mundohuni që të bëni diçka më shumë, sidomos për të përmirësuar situatën ekonomike.

Peshqit

Do të jeni disi të përhumbur, ndaj mundohuni që të zgjidhni një problem të vogël personal. Duhet të veproni me kujdes sidomos sa i takon dashurisë. Mund t’iu jetë komplikuar jeta me një person që nuk ju meriton. 





Lajmet e fundit nga