web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

How dangerous is the Chinese platform TikTok?

2023-03-06 08:20:00, Tech CNA

How dangerous is the Chinese platform TikTok?

Last week Canada, the United States and several European institutions, including the European Commission, announced, with some differences, that civil servants must delete the Chinese social network TikTok from their work phones. These decisions have renewed a debate that has been going on for several years over the spread of some applications of Chinese companies in the West.

Some governments fear that given the authoritarian nature of the Chinese government, these apps could be used to commit abuses and acts of espionage, although for now these risks are largely hypothetical. The reasons for the recent bans are similar to each other.

Komisioni Evropian e ka urdhëruar stafin e tij të fshijë aplikacionin nga të gjitha pajisjet e përdorura për punë nga punonjësit për të “mbrojtur të dhënat e KE si dhe për të rritur sigurinë kibernetike”. Edhe qeveria amerikane u ka kërkuar të gjithë punonjësve të agjencive federale amerikane ta fshijnë TikTok nga telefonat e tyre të punës brenda 30 ditëve, duke e quajtur këtë “një hap kyç në menaxhimin e rrezikut që paraqet aplikacioni për të dhënat e ndjeshme të qeverisë”.

Ndërkohë edhe Kanadaja ka vendosur fshirjen e aplikacioni nga të gjitha pajisjet e ofruara nga qeveria që përdoren për punë, sepse për të TikTok paraqet “një nivel të papranueshëm rreziku mbi privatësinë dhe sigurinë”. Në të gjitha rastet TikTok - në pronësi të kompanisë kineze ByteDance - tha se nuk ishte paralajmëruar apo konsultuar përpara këtyre vendimeve.

Duke komentuar këtë vendim, kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha se “shpreson që ky vendim të nxisë shumë kanadezë, qofshin punonjës të kompanive apo individët, që të reflektojnë mbi sigurinë e të dhënave të tyre dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre”.

How dangerous is the Chinese platform TikTok?

TikTok është ndaluar në Indi që nga viti 2020, pasi aplikacioni konsiderohet, ashtu si dhjetëra aplikacione të tjera kineze, “një element armiqësor ndaj sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së Indisë”. Vende të tjera, si Australia dhe Britania e Madhe, kanë vendosur të mos ndërmarrin asnjë hap për ta kufizuar TikTok në pajisjet qeveritare, sepse ekspertët e tyre të sigurisë kibernetike nuk e konsiderojnë të nevojshme.

TikTok ka qenë prej 3 vitesh një nga rrjetet sociale më të shkarkuara dhe më të njohura në botë. Platforma ka aktualisht 1 miliardë përdorues aktivë, shumë prej të cilëve jetojnë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Kompania e miraton modelin mbizotërues të biznesit në sektorin e saj.

Ajo u ofron përdoruesve të saj mundësinë falas për t’u argëtuar duke parë dhe ndërvepruar me përmbajtje (në rastin e TikTok, video të shkurtra) të krijuara nga përdorues të tjerë, duke mbledhur në këmbim sasi të mëdha të dhënash personale, që i japin mundësi t`u tregojë përdoruesve reklama të synuara.

Pavarësisht kësaj, qeveritë kanë treguar një shqetësim të veçantë për praktikat e mbledhjes së të dhënave dhe mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve të TikTok në vitet e fundit. Arsyeja kryesore është se TikTok është e vetmja platformë popullore në Perëndim që i përket një kompanie kineze.

Është e qartë se Kina shihet nga Shtetet e Bashkuara (dhe në një masë më të vogël nga Bashkimi Evropian) si një vend armiqësor, autoritar dhe i pabesueshëm. Dhe nga ata që kanë frikë se TikTok mund të përdoret nga qeveria kineze për të spiunuar përdoruesit, për të promovuar interesat politike, dhe për ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Për këtë arsye, thonë shumë analistë, dyshimet e qeverive perëndimore ndaj TikTok janë më shumë të natyrës politike sesa teknologjike. Ajo që i shqetëson mbi të gjitha vendet perëndimore, është fakti se megjithëse TikTok është një kompani private, qeveria kineze ka një rekord të gjerë për ndërhyrje shumë të rënda në aktivitetet e kompanive që i konsideron të rëndësishme dhe strategjike.

Në një artikull të kohëve të fundit, gazetari i BBC-së Xho Tidi analizoi shqetësimet kryesore, duke arritur në përfundimin se për momentin ato janë vetëm rreziqe hipotetike, që nuk janë materializuar. Por disa studiues australianë që e analizuan këtë platformë korrikun e vitit të kaluar thanë se ai mbledh detaje të tilla si vendndodhjen, pajisjen në të cilën përdoret dhe cilat aplikacione të tjera ndodhen në pajisje.

Por dy studiues të tjerë nga grupi kanadez “Citizen Lab” dhe nga Instituti i Teknologjisë në Xhorxhia, SHBA, arritën në përfundimin se TikTok funksionon ashtu si shumica e rivalëve të tij në industrinë e rrjeteve sociale. Më pas BBC analizoi nëse TikTok mund të përdoret për të spiunuar përdoruesit e tij, siç hipotetizohet që nga viti 2020 nga Donald Trump, sipas të cilit aplikacioni mund ta ndihmojë qeverinë kineze të “gjurmojë pozicionet e punonjësve dhe kontraktorëve federalë amerikanë, të krijojë dosje me informacione personal me synim shantazhimin dhe kryerjen e spiunazhit mbi korporatat”.

How dangerous is the Chinese platform TikTok?

TikTok ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është plotësisht e pavarur nga qeveria kineze. Kreu i saj Zi Cheë deklaroi për Washington Post se qeveria kineze nuk ka kërkuar kurrë të dhëna të përdoruesve të platformës në SHBA, duke theksuar se “edhe nëse do ta bënin, ne besojmë se nuk do t’ia jepnim ato, sepse nëse përdoruesi ndodhet në SHBA, të dhënat i nënshtrohen ligjeve amerikane”.

Për më tepër, TikTok ka bashkëpunuar prej muajsh me Komitetin e Investimeve të Huaja të SHBA-së për një plan prej 1.5 miliardë dollarësh, të njohur si Projekti Teksas, për të rregulluar akoma më mirë mbrojtjen e privatësisë dhe për ta siguruar qeverinë amerikane për pavarësinë e saj nga Kina.

Projekti Texas nisi pasi administrata e ish-presidentit Donald Trump u përpoq të ndalonte TikTok në vitin 2020, pa ndonjë sukses të veçantë. Plani u pezullua kohët e fundit për shkak se administrata Bajden ndaloi pjesëmarrjen në negociata. Dyshimet mbi TikTok janë pjesë e një shqetësimi më të gjerë ndaj të gjitha kompanive, teknologjike dhe jo vetëm, me bazë në Kinë.

“Shqetësimet, sidomos në Shtetet e Bashkuara dhe tani në Evropë, kanë të bëjnë me ligjet kineze, që ia nënshtron kompanitë kushtëzimeve të caktuara për sa i përket bashkëpunimit me shërbimet sekrete, mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe detyrimin e kompanive dhe qytetarët privatë për të ndarë me autoritetet të dhënat e mbledhura”- thotë Rebeka Arçesati, eksperte e kibernetikës.

Sipas saj kjo gjë krijon jo vetëm fërkime midis kufizimeve legjislative dhe politike të këtyre kompanive në Kinë dhe kërkesave që duhet të përmbushin kur operojnë në tregje të tjera.   Partia Komuniste Kineze po përpiqet të vërë nën një kontroll më të fortë gjigantët e teknologjisë kineze.

Sipas BBC, tani për tani mundësia që Kina të përdor TikTok për qëllime spiunazhi mbetet “vetëm një rrezik teorik”. Edhe studiuesit nga “Citizen Lab”: të Universitetit të Torontos dhe Instituti i Teknologjisë së Xhorxhias arritën në përfundimin se TikTok “nuk imponon një censurë të dukshme të postimeve”.

Even Chinese government spokesman Mao Ning accused the US government of "exaggerating the concept of national security and abusing state power to suppress foreign companies." But on the other hand, China itself does not allow its entire population to use all American platforms, including Facebook, Instagram, Whatsapp, Twitter, YouTube, Tumblr and Tinder, mostly for reasons of censorship and information control.

Translated by CNA.al





Lajmet e fundit nga