Serious incident in Kukës/ Officer commits suicide with gun in village cemetery
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...

Ndikimi që ka sot Inteligjenca Artificiale (AI) në shoqëri mund të shihet nga të gjithë. Ndërsa është softuerë si ChatGPT po tërheqin vëmendjen e publikut, premtimet e AI shkojnë shumë përtej një poezie. Një rast tjetër për shembull është diagnostikimi në mjekësi.
Në fakt, Inteligjenca Artificiale po e transformon tashmë gjithë botën e shkencës dhe mjekësisë. Dëshmi e kësaj është nxitimi i gjigantëve si Google për të hyrë në fushën e AI të lidhur me shëndetin. Një model i Inteligjencës Artificiale është dëshmuar tashmë i aftë për të zbuluar rrezikun e ardhshëm të kancerit të mushkërive.
Softueri, i zhvilluar nga studiuesit e MIT, quhet “Sibyl” dhe është në gjendje të shohë një tumor në një lastër shumë vite përpara së të shfaqë simptoma. Ky është një model i të mësuarit të thellë, e cila përdor një qasje të personalizuar për të vlerësuar rrezikun e çdo pacienti për prekej nga kanceri i mushkërive, bazuar në skanimet CT.

Ky i fundit është ndër më vdekjeprurësit në botë, me 1.7 milionë vdekje vetëm në vitin 2020. Bëhet ende fjalë për teste, por një gjë është e sigurt:kjo fushë do të jetë ajo që do të sjellë rezultatet e shpresuara afatmesme dhe afatgjata.
“Debati etik dhe kulturor lindi pikërisht nga termi “inteligjencë”, kur u krijua në vitet 1950 nga një grup shkencëtarësh që filluan të pyesin veten për problemin, pas artikullit të famshëm nga Alan Turing “Computing Machinery and Intelligence”, i cili pyet nëse mund të mendojnë makinat.
Ai që hedh dritë mbi këtë çështje është Xhuzepe De Pietro, drejtor i Institutit për Informatikë dhe Rrjete me Performancë të Lartë, CNR-ICAR. “Ky term mund të sugjerojë se kompjuterët janë të aftë të mendojnë, por nuk është kështu”- thotë ai.
Sot Inteligjenca Artificiale përdor algoritme - pra procedura matematikore - të bazuara në modele të zhvilluara në vitet 1970, pra shumë kohë më parë, por që nuk kishin qenë kurrë të dobishme në praktikë deri më sot, dhe kjo për dy arsye. E para sepse për të qenë në gjendje që të punonin, ata kishin nevojë për një sasi të madhe të dhënash.
Së dyti, kishin nevojë për një fuqi të madhe llogaritëse për të qenë në gjendje t’i kryenin këto algoritme. Këto kushte nuk ekzistonin prej vitesh, deri në mesin e viteve 2000, kur filluam të flasim për Big Data. Sistemi i Inteligjencës Artificiale trajnohet përmes algoritmeve matematikore:është i ashtuquajturi mësim i makinerive, një nënfushë studimi e AI.
Me fjalë të tjera:sa më shumë të dhëna të disponueshme, aq më të besueshme janë ato. Por ajo që bën makina nuk ka të bëjë me proceset njerëzore njohëse. “Për momentin, sistemet e inteligjencës artificiale nuk janë inteligjente - nënvizon De Pietro. Në fakt deri më sot, nuk jemi ende në gjendje të përcaktojmë qartë se çfarë është inteligjenca.

Nuk kemi një vetëdije të qartë se si mendojnë qeniet njerëzore. Si për shembull, truri ynë zbaton metodologjitë e deduksionit ose konkluzionit. Kufiri i ri i Inteligjencës Artificiale në të ardhmen do të jetë pikërisht ai i aftësisë për të imituar proceset e arsyetimit njerëzor.
Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, një kompjuter mund të pranojë dhe interpretojë një sasi të madhe të dhënash, duke përpunuar llogaritjet komplekse matematikore. Sot, AI është tashmë pjesë e procedurave diagnostike dhe terapeutike të shumë patologjive.
Fusha radiologjike është e para që preket nga revolucioni dixhital, por AI po përdoret gjithashtu në neurologji dhe kardiologji. Ajo mund të njohë tumoret e trurit, por edhe të interpretojë një elektrokardiogramë, duke identifikuar aritmitë kardiake dhe fibrilacionin atrial, në mënyrë që të parandalojë goditjen në tru dhe atakun në zemër.
AI dhe diagnostikimi mjekësor janë të lidhura ngushtësisht me konceptin e “parashikimit”. Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale është e mundur të krijohen “modele parashikuese” reale matematikore, të cilat do të jenë në gjendje të mbështesin identifikimin e hershëm të fillimit të një sëmundjeje, madje edhe përpara fillimit.
Në thelb, që të gjitha të dhënat e grumbulluara mbi mënyrën se si janë zhvilluar tumoret kanë lejuar krijimin e këtyre modeleve:pra do të kemi analiza të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen, bazuar pikërisht në të dhënat e mëparshme.
“Fusha e parë në të cilën Inteligjenca Artificiale që shohim sot - vazhdon De Pietro - filloi të jepte rezultate, ishte pikërisht ajo e njohjes së imazheve. Sot aplikimi i parë i madh në mjekësi ka të bëjë pikërisht me Medical Imaging. Edhe në këtë rast këto janë sisteme, ato që duhet të trajnohen.
Pra, ajo që prodhojnë, lidhet me cilësinë e trajnimit. Një nga përfitimet është aftësia për të mbështetur diagnozën. Këto sisteme përdoren tashmë gjerësisht në mjekësi. Në fakt duke përpunuar një sasi të madhe të dhënash, ato mund të njohin një lloj të veçantë tumori apo sëmundjeje.
Gjithsesi, fjalën e fundit e ka gjithmonë mjeku. Pra ai do të duhet të vendosë nëse makineria ka dhënë një rezultat të qëndrueshëm apo jo. Duke qenë se këto janë sisteme të ndjeshme, edhe një modifikim i vogël mund të gjenerojë një gabim”- thotë ai.
Kusht themelor mbetet trajnimi korrekt i makinës. Sot Inteligjenca Artificiale po jep tashmë rezultate në shumë fusha. Për shembull, “në kontekstin e Covid-it - shpjegon drejtori - disa sisteme pasi janë trajnuar me përdorimin e rrezeve X, kanë treguar se mund të zbulojnë pneumoninë intersticiale”.
Për më tepër, një vlerë tjetër e shtuar, është se duke trajnuar makineritë në mënyrë të shkëlqyer, mund të përhapen disa standarde, duke krijuar një barazi më të madhe në kujdesin shëndetësor”. Por Inteligjenca Artificiale, e kombinuar me realitetin virtual, është gjithashtu në gjendje të personalizojë procedurat e rehabilitimit, dhe fushat e aplikimit përfshijnë edhe pajisjet mjekësore. Si përfundim, perspektivat e ardhshme janë të mëdha, por ka ende shumë probleme për t’u trajtuar, duke përfshirë aspektet etike dhe rregullatore.
Competition in the phone chip market is intensifying and m...
A Chinese company has invented an app and a device through...
CAPE CANAVERAL, Florida – Kompania SpaceX nisi në një flut...
Tik Tok is imposing a daily screen time limit of 60 mi...
Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesv...
Canada will ban the video app TikTok from all governme...
The White House has given US federal agencies 30 days to w...
Do you remember the Realme GT Neo 5 that broke 240W chargi...
New wave of layoffs at Twitter. According to reports ...
Google has announced that it will soon add a new feature t...
Ju mund të keni vënë re statuse të reja të çuditshme q...
An iPhone from 2007 has sold for more than $63,000 at ...
Three-color traffic lights have been the shape we've know...
“Meta”, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, njofto...
Online retailers use psychological tricks and marketin...
Think twice before taking a screenshot of someone on I...
Electric motors are steadily gaining ground on traditional...
ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që po sh...
Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ka dhuruar...
"Apple" has made new updates for the "iPhone" and "iPad" s...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...