web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Humbje e madhe për Partizanin, largohet mesfushori titullar

2023-06-12 14:00:22, Sport CNA

Masanga Matondo nuk është më futbollist i Partizanit dhe vetë mesfushori e ka konfirmuar diçka të tillë në profilin e tij në “Instagram”.

Mesfushori 23-vjeçar arriti të fitonte titullin me të kuqtë dhe do të transferohet në kampionatin turk. Kontrata e tij me të kuqtë skadonte verën e ardhshme, por palët kanë mbyllur bashkëpunimin.

“Faleminderit për gjithçka (tifozët e Partizanit). Gjithmonë në zemrën tim”, shkruan mesfushori.





Lajmet e fundit nga