web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër finale të humbura, presidenti Gravina: Futbolli italian po rritet, rezultate të shkëlqyera

2023-06-12 13:40:21, Sport CNA

Futbolli italian u duk sikur ka arritur majat e futbollit europian, pasi shkuan 3 skuadra në finalet e Europës dhe Italia U20 në Botërorin e moshave. Megjithatë, të gjitha skuadrat u larguan me humbje, pa arritur të marrin trofe.

Pavarësisht rezultateve, presidenti i Federatës italiane, Gabriele Gravina u shpreh se futbolli italian është rritur kohët e fundit dhe për të është pozitive që kishte kaq shumë italianë në finale.

“Fatkeqësisht nuk arritëm të fitonim, por 3 finalet europiane me skuadra italiane janë një rezultat i shkëlqyer sepse në gjysmëfinale ishin 5 skuadra italiane. Sigurisht që është e dhimbshme kur shohim kaq shumë tifozë të mërzitur por finalet janë një shenjë rikuperimi për futbollin tonë dhe kur shoh që 14 futbollistë italianë ishin titullarë, mendoj se diçka po ndryshon”, tha Gravina.





Lajmet e fundit nga