web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-mbrojtësi i Interit: Asllani, do të shpërthejë në sezonin e ardhshëm

2023-06-11 19:25:56, Sport CNA

Ish-mbrojtësi i Interit: Asllani, do të shpërthejë në

Kristjan Asllani mund të shndërrohej në shqiptarin e parë që fiton Champions League, por Interi i tij u thye 1-0 nga Manchester City në finalen e madhe të Stambollit.

Mesfushori i talentuar i kombëtares shqiptare, e ndoqi gjithë takimin nga stoli. Sezoni i parë në “San Siro” ka qenë i vështirë për 21-vjeçarin nga Elbasani. Në aspektin e minutave të përfituara.

Gjithsesi, te zikaltrit e vlerësojnë shumë potencialin e Asllanit. Ndërkohë që edhe ky i fundit është i qetë dhe i duruar, pasi e di se momenti i tij do të vijë.

Fabio Galante, ish-mbrojtësi i Interit, pjesë e skuadrës që fitoi Kupën UEFA (1998), zgjedh lojtarin shqiptar si surprizën e bukur të sezonit të ri.

Shpresoj që të jetë Asllani surpriza e edicionit 2023/2024. Kristjan është një djalë i jashtëzakonshëm, me cilësi të mrekullueshme. Ka nevojë vetëm për besim, dhe më pas do të shpërthejë”, u shpreh Galante.





16:47 Sport

Skuka

Xhuliano Skuka është përfolur shumë ditët e fundit për një...

Lajmet e fundit nga