web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrimi i tretë në merkato, Vllaznia zyrtarizon një sulmues

2023-06-11 17:37:00, Sport CNA

Darko Dodev, është lojtari më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi anësor kishte arritur marrëveshjen me shkodranët prej ditësh, por vetëm këtë të diel ka ardhur zyrtarizimi.

Pas Ildi Grudës dhe Esit Sala, Dodev bëhet afrimi i tretë në merkato për skuadrën e Vllaznisë, që vazhdon nga puna, për përforcimin e skuadrës, para fillimit të kualifikueseve në Conference League.

“Darko Dodev nga sot është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Ai luan në rolin e sulmuesit anësor dhe për të kjo është eksperienca e parë jashtë vendit të tij”, thuhet në njoftimin e klubit.





16:47 Sport

Skuka

Xhuliano Skuka është përfolur shumë ditët e fundit për një...

Lajmet e fundit nga