web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani arrin akordin me Eros Grezdën

2023-06-12 12:47:31, Sport CNA

Partizani është një nga skuadrat më të kompletuara në Kategorinë Superiore. Të paktën në kompeticionet europiane, drejtuesit po bëjnë maksimumin për të ruajtur grupin e plotë të titullarëve, teksa nga ana tjetër po punohet për të forcuar ato pak pika, ku skuadra ka nevojë për më shumë forcë. Krahët e sulmit kanë qenë një problem i vjetër për Partizanin dhe pritet të jetë pikërisht ky pozicion, ku do të bëhet lëvizja e parë.

“Panorama Sport” shkruan se një nga objektivat është Eros Grezda, teksa tashmë bisedimet kanë marrë rrjedhën finale. Sidomos pas firmës me trajnerin Zoran Zekiç, tratativat kanë shkuar shumë mirë dhe palët kanë arritur një akord, që pas prezantimit të Zekiçit, do të formalizohet me firmën mbi kontratë. Grezda në sezonet e fundit nuk ka kaluar periudha shumë të mira për shkak të dëmtimeve dhe Partizanin e sheh si trampolinën, që mund ta kthejë edhe një herë tjetër në arenën e madhe të futbollit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares, vjen pas një sezoni të vështirë me 18 zbritje në fushë, 493 minuta në total, ku ka shënuar një gol me hungarezët e Zalaegerzeg. Pjesën e parë e kaloi te turqit e Manisës. Zekiç dhe Grezda njihen shumë mirë me njëri-tjetrin pasi në sezonin 2017-2018 kanë qenë të dy pjesë e Osijekut në Kroaci. Sulmuesi ka shënuar periudhën më të mirë me Zekiçin në stol, pasi në fund të atij sezoni u shit për 2 milionë euro te Rejnxhërsi në Skoci.





Lajmet e fundit nga