web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Elbasani ngjitet si kampion në Superiore

2024-05-05 10:47:00, Sport CNA

Zyrtare/ Elbasani ngjitet si kampion në Superiore

Një javë para fundit në Kategorinë e Parë, Elbasani siguroi matematikisht titullin kampion. Verdheblutë, triumfuan me “manita” ndaj Tomorit, për tu shkëputur në krye të renditjes me 76 pikë, 5 pikë më shumë se Bylisi i vendit të dytë.

Dy ekipet do të përballen me njëra-tjetrën në javën e fundit, por çështja për kampionin është mbyllur.

Bylis nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Vorës dhe nga kjo përfitoi Elbasani, që nuk fali në shtëpi.

Skuadra e Dedes, triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Tomorit në stadiumin “Elbasan Arena”. Shkëlqeu në këtë përballje Lleshi, i cili realizoi tripletë golash.

Rrugën e rrjetës, e gjetën edhe Greca me Klement Bobin, që vulosën fitoren me shifrat e thella. Sukses i madh i Elbasanit, që sezonin e ardhshëm, do të luajë në elitën e futbollit shqiptar dhe do të kërkojë të lërë shenjë edhe në Superiore.





10:44 Sport

VIDEO/ Sassuolo,

Sassuolo, është kthyer në makthin e Interit këtë sezon. Sk...

12:35 Sport

Ndeshjet e para të

Dy ndeshjet e para të “Final Four”, në futboll për vajza, ...

Lajmet e fundit nga