web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tek Egnatia ka keqardhje për zerimin e pikëve, Tetova: Lojtarët të tregojnë sa vlejnë

2024-05-04 12:32:00, Sport CNA

Me vendin e parë të siguruar, Egnatia, luan në një transfertë delikate, siç është ajo ndaj Teutës, në Durrës.

Rrogozhinasit, kërkojnë të rikthehen te fitorja, por përballë gjejnë një kundërshtar që iu ka hapur shumë probleme këtë sezon.

Trajneri Edlir Tetova, deklaroi se Egnatia vjen në këtë ndeshje me mungesa, por pavarësisht kësaj, synohet vetëm triumfi.

"Përgjatë gjithë sezonit kemi vuajtur dëmtime apo pezullime, prandaj kemi bërë shpesh ndryshime. Egnatia ka alternativa dhe besoj te çdo lojtar që luan titullar apo nga stoli. Nuk ka diferenca mes futbollistëve dhe çdokush kërkon momentin e tij për të treguar se vlen. Na mungojnë Xhemajli, Ndreca dhe Aleksi, por ata që do të luajnë me Teutën, do të japin maksimumin.", tha ai. 

I pyetur për "Final Four", Tetova deklaroi se ndjen keqardhje për zerimin e pikëve, por theksoi se gjithmonë është pro risive.

Para ndeshjes me Teutën, Egnatia mban vendin e parë në renditje me 60 pikë, ndërsa durrsakët renditen në vendin e shtatë me 41 pikë.  





Lajmet e fundit nga