web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tifozët e Milanit në protestë, zbulohet vendimi për ndeshjen e fundjavës

2024-05-03 12:49:00, Sport CNA

Tifozët e Milanit në protestë, zbulohet vendimi për ndeshjen

Situata te Milani në këtë fund të sezonit, nuk është aspak e qetë. Tifozët, prej kohësh kanë shfaqur pakënaqësi dhe tani kanë marrë hapa konkret.

Tifogrupi zyrtar i kuqezinjve, “Curva Sud”, ka vendosur të protestojë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Genoa-s.

Në njoftimin e tifozëve, thuhet se në sfidën që do të luhet në “San Siro”, nuk do të ketë banderola dhe flamuj në tribunën e tyre.

Gjithashtu, nuk do të ketë as kore mbështetëse për ekipin. Kjo kërkesë i është bërë edhe të pranishmëve të tjerë, që do të jenë në shkallët e stadiumit.

Ultrasit, kërkojnë që të vazhdohet me linjën e investimeve të ndërmarra në sezonin e kaluar dhe të zgjidhet një trajner që rrit të rinjtë dhe merr lojtarë për të mbuluar pozicionet ku ekipi ka nevojë.

Tifozët thonë që nuk iu takon atyre të zgjedhin trajnerin, por presin një sinjal nga klubi, që synon vazhdimin e projektit të nisur një vit më parë.

Këto reagime, vijnë në një moment, ku Milani po kalon vështirësi të mëdha. Kuqezinjtë u eliminuan nga Roma në çerekfinalen e Europa League, ndërsa pak ditë më vonë, u mposhtën edhe në derbi, aty ku Interi siguroi titullin kampion të 20-të, duke vendosur edhe yllin e dytë në fanellë.

Mbetet të shihet si do të veprojë klubi, pas protestave të tifozëve, nëse do të vazhdohet projekti, apo do të ketë një revolucion në verë.





Lajmet e fundit nga