web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spikat Partizani-Skënderbeu, çfarë rezervon java e 34-t në Superiore

2024-05-03 11:41:00, Sport CNA

Spikat Partizani-Skënderbeu, çfarë rezervon java e 34-t në

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi, gara në Superiore, është bërë më e ashpër. Federata Shqiptare, ka vendosur që java e 34-t, të luhet të shtunën, me orar të njëjtë për të gjitha takimet.  

Padyshim, sfida që spikat në këtë xhiro, është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut. Dy ekipet, njihen për rivalitetin e madh mes tyre dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar.

Vlen të përmendet se të kuqtë e kryeqytetit, nuk njohin asnjë fitore këtë sezon ndaj korçarëve dhe duan të thyejnë mallkimin. Në krahun tjetër, Skënderbeu synon katërshen e parë dhe për këtë arsye e ka fitoren detyrim.

Ndeshje interesante është edhe ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, që do të luhet në Shkodër. Dinamovitëve iu është kthyer në “makth” skuadra shkodrane, pasi nuk njohin asnjë fitore ndaj tyre këtë sezon. Spektakli në këtë takim, është i garantuar, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy ekipet.

Fitorja është detyrim edhe në ndeshjen Laçi-Tirana. Kryeqytetasit duan 3 pikët me çdo kusht, për të synuar katërshen e parë, ndërsa kurbinasit, duan t’i largohen vendit të tetë, për të shmangur “play out”-in. Padyshim, që nuk do të mungojë lufta sportive në këtë takim, që ka rëndësi të madhe për dy skuadrat.

Egnatia kryesuese do të luajë në një transfertë siç është ajo e Durrësit ndaj Teutës, ndërsa Erzeni përballet me Kukësin e rënë në Kategorinë e Parë.

Të pesta ndeshjet, janë planifikuar të luhen të shtunën e 4 majit, duke nisur nga ora 16:00.  





12:15 Sport

Skënderbeu,

Sfidat mes Partizanit dhe Skënderbeut, gjithmonë kanë ngja...

Lajmet e fundit nga