Europiani/ Trajneri i Shqipërisë nuk është i qetë, ja
Ndonëse Europiani do pak më shumë se një muaj nga starti, ...

Sfidat mes Partizanit dhe Skënderbeut, gjithmonë kanë ngjallur interes të madh, kjo për shkak të rivalitetit mes tyre.
Dy skuadrat, do të përballen këtë të shtunë, në një ndeshje ku objektiv është vetëm fitorja dhe marrja e tre pikëve.
Partizani vjen me moralin e lartë, pas fitores në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Të kuqtë, luftojnë për vendin e dytë, që mbahet nga Vllaznia me një pikë më shumë dhe duan triumfin ndaj korçarëve.
Sfida me Skënderbeun merr rëndësi të veçantë për “demat”, pasi ekipi i Gvozdenoviç, nuk njeh ende asnjë humbje këtë sezon ndaj kryeqytetasve.
Pritet të jetë një ndeshje e vështirë, kjo edhe për shkak të mungesave në radhët e Partizanit. Andi Hadroj, u ndëshkua me karton të kuq në derbi dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Skënderbeun. Me shumë mundësi do të mungojnë edhe dy titullarë të tjerë, të cilët janë në dyshim për këtë takim. Bëhet fjalë për sulmuesin Tedi Cara dhe mesfushorin Gjelbrim Taipi. Të dy këta lojtarë, kanë shfaqur probleme dëmtimesh dhe nuk është e sigurt prezenca e tyre.
Ndryshe është situata në kampin korçar. Bardhekuqtë, vijnë në këtë takim pas dy fitoreve radhazi, ndaj Kukësit dhe Erzenit.
Skënderbeu synon vendin e katërt, që do i lejonte të synojnë titullin kampion. Ndaj Partizanit, bën punë vetëm fitorja, ndonëse trajneri Ivan Gvozdenovic, e di vështirësinë e madhe që ka kjo ndeshje.
Për këtë sfidë, lajmi i mirë për Skënderbeun, është se skuadra do të jetë e plotë dhe pa mungesa. Dyshimi i vetëm është për sulmuesin Ardit Nikaj, i cili mungoi në ndeshjen e fundit, për shkak të problemeve fizike.
Nuk priten ndryshime të shumta në formacionin e korçarëve, në krahasim me 11-shen, që ka zbritur në fushë për ndeshjet e fundit, ku kanë treguar edhe formë të kënaqshme sportive.
Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut, është planifikuar të luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 16:00, paralelisht edhe me sfidat e tjera të Superiores, që do të luhen në të njëjtin orar.
Ndonëse Europiani do pak më shumë se një muaj nga starti, ...
Borussia Dortmund hosts Paris Saint Germain at home in the...
The first superchallenge in the semi-finals of the Champions...
An Albanian fan, with the red and black flag, stole the scen...
The first half, in the Bayern Munich-Real Madrid challenge, ...
This Tuesday reserves a premature final in the Champions Lea...
This Wednesday, reserves an interesting confrontation in the...
Partizan hosts Skenderbeu at the weekend, an important mat...
A photo with Granit Xhaka on the field has cost a 10-year-...
Julen Lopetegui will not be coach of Milan. The protests o...
Besnik Hasi, do të largohet nga drejtimi i Mechelen në fun...
The president of Partizan, Gazmend Demi, has revealed that...
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ...
Kjo e martë rezervon një finale të parakohshme në Ligën e Ka...
The Department of Competitions in the Albanian Football Fede...
Elbasan did the job against Vora, a challenge which it won...
Kombëtarja e Spanjës, rrezikon përjashtimin nga Europiani ...
Peter Itodo, është një nga lojtarët më të spikatur në Kate...
Albion Marku, është një nga më të mirët e Superiores dhe k...
Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, në nj...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...