Spectacle guaranteed/ Dortmund and PSG are challenged today for the grand final
Borussia Dortmund hosts Paris Saint Germain at home in the...

Ndonëse Europiani do pak më shumë se një muaj nga starti, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka nisur nga puna, për zgjedhjen e lojtarëve që do të marrë me vete në Gjermani.
Një nga problemet më të mëdha, për teknikun e kuqezinjve, do të jetë sulmi. Disa nga futbollistët e këtij reparti po shkëlqejnë, ndërsa shënojnë rregullisht.
I tillë është rasti i Rei Manajt, që po kalon sezonin më të mirë në karrierë në Turqi. Nuk duhet harruar as Daku, që nuk ndalet së shënuar në Rusi, apo edhe Uzuni në Spanjë.
Formë të kënaqshme kanë treguar edhe Sokol Cikalleshi, Taulant Seferi dhe Ernest Muçi.
Nëse këto mund të quhen “halle” luksi, nuk është e njëjtë situata me sulmuesit e tjerë. Armando Broja, shihet si lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, por 22-vjeçari po has vështirësi të mëdha në Premier League.
Minutat me Fulham-in kanë qenë të pakta për lojtarin shqiptar, i cili ka humbur tërësisht formën e tij. E njëjta situatë edhe për Jasir Asanin. Sulmuesi i djathë, ka rëndësi të madhe për trajnerin Silvinjo, si lojtari i vetëm në atë krahë, i cili luan me këmbën e majtë. Edhe 28-vjeçari nuk po arrin të gjejë hapësira me Guangju në Korenë e Jugut dhe gjendja e tij, shqetëson jo pak trajnerin e Shqipërisë.
E paqarte është situata edhe për Arbnor Mujën, i cili ndryshoi skuadër në janar, duke u transferuar në Turqi të Samsunspor, por pa arritur të lërë shenjë.
Arbër Hoxha, duket gjithashtu një zgjedhje interesante për Europian, por e vetmja gjë që e penalizon, është eksperienca me ekipin kombëtar.
Sa i përket reparteve të tjera, dilemat janë të pakta, pasi duket se gjithçka është e zgjidhur. Në portë nuk ka dyshime, me Etrit Berishën dhe Tomas Strakoshën, që do të duelojnë për fanellën e titullarit, ndërsa Elhan Kastrati me shumë mundësi do të jetë zgjedhje e tretë.
Në mbrojtje problemet nuk mungojnë, me Ardian Ismajlin, që është jashtë fushave prej një muaji për shkak dëmtimi dhe i duhet pak kohë për tu rikuperuar në 100%. Te Sassuolo, u rikthye titullar Marash Kumbulla, por edhe ai ka nevojë për më shumë minuta, pasi ka ardhur nga një dëmtim i rëndë, që e mbajti jashtë për disa muaj.
Enea Mihaj, i cili po luan rregullisht në Portugali, nuk shihet si zgjedhje e parë nga Silvinjo, njëjtë si Mersinaj me Veselin.
Për krahun e majtë, janë Aliji dhe Mitaj, por ky i fundit po luan si mesfushor qendre në Rusi me skuadrën e tij. Krahu i djathtë i mbrojtjes, nuk ka probleme, me Hysaj dhe Balliun aty.
Në mesfushë, Ramadani dhe Asllani, mbeten të paprekshëm. Qazim Laçi dhe Keidi Bare gjithashtu janë konstantë dhe kanë treguar qëndrueshmëri këtë sezon, pavarësisht nivelit të kampionatit ku luajnë. I vetmi që shqetëson është Klaus Gjasula që është dëmtuar shpesh këtë sezon dhe momentalisht po vuan një lëndim në muskujt e barkut.
UEFA ka lejuar që kombëtaret të marrin 26 lojtarë në Europian, por pavarësisht kësaj, trajnerin Silvinjo, e pret një punë shumë e vështirë.
Borussia Dortmund hosts Paris Saint Germain at home in the...
The first superchallenge in the semi-finals of the Champions...
An Albanian fan, with the red and black flag, stole the scen...
The first half, in the Bayern Munich-Real Madrid challenge, ...
This Tuesday reserves a premature final in the Champions Lea...
This Wednesday, reserves an interesting confrontation in the...
Partizan hosts Skenderbeu at the weekend, an important mat...
A photo with Granit Xhaka on the field has cost a 10-year-...
Julen Lopetegui will not be coach of Milan. The protests o...
Besnik Hasi, do të largohet nga drejtimi i Mechelen në fun...
The president of Partizan, Gazmend Demi, has revealed that...
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ...
Kjo e martë rezervon një finale të parakohshme në Ligën e Ka...
The Department of Competitions in the Albanian Football Fede...
Elbasan did the job against Vora, a challenge which it won...
Kombëtarja e Spanjës, rrezikon përjashtimin nga Europiani ...
Peter Itodo, është një nga lojtarët më të spikatur në Kate...
Albion Marku, është një nga më të mirët e Superiores dhe k...
Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, në nj...
Bylis triumphed with a score of 4-2 against Flamurtari, in...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...