web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Rangnick te Bayern Munich? Merret vendimi përfundimtar

2024-05-02 12:17:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Rangnick te Bayern Munich? Merret vendimi përfundimtar

Ralf Rangnick, ka refuzuar të marrë drejtimin e Bayern Munich. Trajneri i njohur gjerman, ka vendosur të qëndrojë në drejtimin e kombëtares së Austrisë.

Prej ditësh, drejtuesit e Bayern Munich dhe Rangnick, ishin në bisedime të avancuara, por në fund, marrëveshja ka dështuar.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur Federata Austriake e Futbollit. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale konfirmon refuzimin e gjermanit ndaj Bayern dhe qëndrimin e tij në krye të kombëtares austriake.

“Ralf qëndron! Kemi shumë plane për të bërë së bashku”, thuhet në njoftimin e austriakëve.





12:15 Sport

Skënderbeu,

Sfidat mes Partizanit dhe Skënderbeut, gjithmonë kanë ngja...

Lajmet e fundit nga