web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshjet e para të

2024-05-04 12:35:00, Sport CNA

Ndeshjet e para të

Dy ndeshjet e para të “Final Four”, në futboll për vajza, nuk prodhuan surpriza. Vllaznia triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 në gjysmëfinalen e parë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”.

Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar nga shkodranet, nga fillimi deri në fund. Pas këtij rezultati, Vllaznia është thuajse e kualifikuar në finale.

Sa i përket ndeshjes, shkodranet e nisën në sulm dhe në minutën e 10-të, Borçi zhbllokoi sfidën, duke shënuar një gol të bukur me parabël.

Edhe pjesa e dytë e lojës, foli e gjitha për Vllazninë, që gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera. Në minutën e 75-të, Ramadani dyfishoi shifrat, ndërsa 4 minuta më vonë, Lufo i dha goditjen përfundimtare Partizanit, duke realizuar edhe të tretin.

Ndeshjen e kthimit, Vllaznia e luan në shtëpi javën e ardhshme dhe kualifikimi aty duket formalitet.

Sa i përket ndeshjes tjetër në kryeqytet, Tirana dhe Apolonia barazuan 1-1 mes tyre dhe finalistja do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Fier.





Lajmet e fundit nga