web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritjes 25-vjeçare i vjen fundit/ Tirana fiton titullin kampion në basketboll për femra

2024-05-04 12:38:00, Sport CNA

Pritjes 25-vjeçare i vjen fundit/ Tirana fiton titullin kampion në

Tirana në basketboll për femra, është fituesja e titullit kampion në Shqipëri, për sezonin 2023-2024.

Vajzat bardheblu, triumfuan në finale ndaj Flamurtarit, duke u rikthyer te trofeu i kampionit, pas plot 25 viteve pritje.

Pas tre finaleve të para, të mbyllura me fitoret 2-1 të Tiranës, kryeqytetaset, triumfuan edhe në finalen e katërt ndaj Flamurtarit. Me rezultatin e përgjithshëm 3-1, te bardheblutë nisi festa e titullit kampion, pas një sezoni me vështirësi të mëdha.

Në pallatin e sportit “Feti Borova” nuk kishte shumë histori, sa i përket ndeshjes dhe në fund shpërtheu festa. E vetmja shije e keqe nga kjo sfidë, ishte prania shumë e ulët e tifozerisë vendase.

Titulli i këtij sezoni për Tiranën, është i 41-ti në histori, i cili vjen pas një kohe të gjatë pritje.





12:35 Sport

Ndeshjet e para të

Dy ndeshjet e para të “Final Four”, në futboll për vajza, ...

Lajmet e fundit nga