web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Sassuolo,

2024-05-05 10:44:00, Sport CNA

VIDEO/ Sassuolo,

Sassuolo, është kthyer në makthin e Interit këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Balardini, i shkaktoi humbjen e dytë për këtë sezon, kampionëve të Italisë.

Sassuolo, triumfoi minimalisht në shtëpi, falë golit të shënuar nga Lorient në minutën e 20-të. Interi i këtij sezoni njeh vetëm dy humbje në kampionat dhe të dyja, kanë ardhur ndaj Sasuolos. Këta të fundit, triumfuan edhe në ndeshjen e fazës së parë në “San Siro”, me rezultatin 2-1.

Në ndeshjen e kësaj fundjave, luajtën titullarë, edhe dy futbollistët e Shqipërisë, mesfushori Kristjan Asllani tek Interi dhe mbrojtësi Marash Kumbulla te Sassuolo.

Të dy lojtarët, treguan paraqitje shumë të mirë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer, para Europianit të verës.

Me titullin kampion të siguruar, Interi vazhdon në krye të renditjes me 89 pikë, ndërsa Sassuolo, mori një triumf të rëndësishëm, në luftën për mbijetesën.

Në ndeshjen tjetër të Serisë A, nuk prodhoi fitues Monza-Lazio, e cila u mbyll në barazimi 2-2. Dopieta e Djuriç për vendasit, i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Tudor, që shënoi dy herë me Immobilen dhe Vecinon.

Ky barazim, e mban Lacion në vendin e shtatë me 56 pikë, ndërsa Monza renditet në vendin e 11-të me 45 pikë të grumbulluara.  





12:35 Sport

Ndeshjet e para të

Dy ndeshjet e para të “Final Four”, në futboll për vajza, ...

Lajmet e fundit nga