web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Garë e ashpër për titullin/ Shkëndija mposht Shkupin, fiton edhe Struga

2024-05-04 19:24:00, Sport CNA

Vazhdon lufta e ashpër për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija mposhti një nga rivalët direktë, siç është Shkupi, për të marrë 3 pikë të arta në luftën për vendin e parë.

Fitorja 2-0 e kuqezinjve në kryeqytet me golat e Cakes dhe Ademit, ka bërë që tetovarët të vazhdojnë të jenë në kryesim, duke lënë 3 pikë pas tyre Shkupin, kur mbeten edhe dy javë deri në fund të kampionatit.

Struga gjeti fitoren e rëndësishme 1-0 ndaj Gostivarit falë golit të Radeskit në pjesën e parë të ndeshjes, duke qëndruar në të njëjtën kuotë pikësh me Shkëndijën, me të cilën do të ndeshet në një duel direkt në javën e ardhshme.





12:35 Sport

Ndeshjet e para të

Dy ndeshjet e para të “Final Four”, në futboll për vajza, ...

Lajmet e fundit nga