web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dani Alves lirohet me kusht, duhet të paguajë 1 milion euro

2024-03-20 13:14:00, Sport CNA

Ish-futbollisti Dani Alves, është liruar me kusht nga një Gjykatë në Barcelonë. Kushti i lirimit për brazilianin, është që të paguajë 1 milion euro.

Alves akuzohet për përdhunim dhe për këtë arsye, u dënua me 4 vite e 5 muaj burg. Deri tani, Alves, ka vuajtur dënimin për një vit.

Braziliani duhet po ashtu të dorëzojë pasaportën e tij braziliane dhe spanjolle, të qëndrojë në Spanjë dhe të paraqitet çdo javë në gjykatë.

Urdhëri i Gjykatës, e ndalon Alvesin t’i afrohet vajzës për të cilën akuzohet, deri në 1 mijë metra largësi.

 





Lajmet e fundit nga