web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmuesi i Kombëtares mbetet pa trajner, klubi njofton shkarkimin

2024-03-19 14:06:00, Sport CNA

Sulmuesi i Kombëtares mbetet pa trajner, klubi njofton shkarkimin

Granada do të ndryshojë sërish trajnerin. Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, klubi spanjoll ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni, njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Alexander Medina.

Medina është trajneri i dytë që shkarkohet nga Granada pas Paco Lopez me të cilin nisi sezonin. 45-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në fundin e muajit nëntor të vitit të kaluar, por në 14 ndeshje uruguajan koleksionoi vetëm një fitore dhe katër barazime.

Sulmuesi i Kombëtares mbetet pa trajner, klubi njofton shkarkimin

Pritet që Granada të emërojë në postin e trajnerit José Ramón Sandoval. Bëhet fjalë për një rikthim pasi 55-vjeçari e ka drejtuar Granadën në sezonin 2015-2016 ndërsa së fundmi Sandoval ishte në krye të Fuenlabradas.





Lajmet e fundit nga