web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendim i papritur/ Klubi i njohur mendon tërheqjen nga Superliga

2024-03-19 13:47:00, Sport CNA

Vendim i papritur/ Klubi i njohur mendon tërheqjen nga Superliga

Drejtuesit e Fenerbahce-s, po mendojnë të tërhiqen nga kampionati. Shkak për këtë është bërë kaosi pas derbit me Trabzonspor, me hyrjen në fushë të tifozëve vendas që sulmuan lojtarët dhe gjyqtarët.

Sipas raportimeve, drejtuesit po mendojnë tërheqjen nga Superliga turke.

Vendimi do të merret në datën 2 prill kur do të mbahet një Asamble e Përgjithshme e jashtëzakonshme e klubit nga Stambolli.

Në Asamble do të diskutohet, siç thuhet në shënimin e publikuar në kanalet zyrtare, “veprimet që do të ndërmerren, duke përfshirë edhe tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga SuperLiga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e luajtur natën e 17 marsit 2024 dhe ngjarjet e fundit që ndodhën në futbollin turk”.





Lajmet e fundit nga