web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur/ Skuadrës së Premier League i zbriten katër pikë nga renditja

2024-03-18 18:22:00, Sport CNA

E papritur/ Skuadrës së Premier League i zbriten katër pikë

Skuadrës së Nottingham Forest, i janë zbritur katër pikë nga renditja në Premier League.

Shkak për këtë vendim, është bërë shkelja e rregullave financiare në kampionatin anglez.

Klubi që militon në elitën e futbollit anglez tani ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, duke zbritur poshtë Lutonit në renditje dhe aktualisht gjendet në treshen e fundit me 21 pikë.

Në një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit, Premier League tha se Forest ka shkelur rregullat e tyre të fitimit dhe qëndrueshmërisë.





Lajmet e fundit nga