web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenis/ Alcaraz-Medvedev, finalja e madhe

2024-03-17 12:43:00, Sport CNA

Carlos Alcaraz, siguroi finalen e madhe të Indian Uells në tenis. Spanjolli triumfoi në gjysmfinale ndaj Jannik Sinner, me përmysje. Seti i parë u fitua nga italiani me rezultatin 6 me 1, duke e bërë gjithçka më të vështirë për Alcaraz.

Megjithatë, në setin e dytë 20-vjeçari spanjoll ia doli të barazojë, duke fituar me rezultatin 6 me 3. Seti final nuk kishte shumë histori, me Alcaraz që dominoi me shifrat 6 me 2, duke i shkaktuar Sinnerit humbjen e parë për këtë vit.

Ky sukses, e mban tenistin spanjoll në vendin e dytë, sa i përket renditjes botërore.

Në finale, u kualifikua edhe Daniil Medvedev. Tenisti rus, ia doli të triumfojë me rezultatin 2 me 1 në gjysmëfinale ndaj Tommy Paul.

Finalja e madhe madhe e Indian Wells, do të zhvillohet këtë të diel në orën 22:00.





Lajmet e fundit nga