web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silvinjo: Ju tregoj përse nuk u grumbulluan Muja dhe Daku

2024-03-16 11:14:00, Sport CNA

Silvinjo: Ju tregoj përse nuk u grumbulluan Muja dhe Daku

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të dy sfidave miqësore, ndaj Kilit dhe Suedisë.

“Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë.

Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë parë me mua, Manaj, Broja është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë.

Hoxhën e vëzhgonim prej tre muajsh. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë”, tha Silvinjo.





Lajmet e fundit nga