web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maguette drejt largimit/ Partizani pret ofertën, zbulohet klubi që e kërkon

2024-03-15 09:08:01, Sport CNA

Maguette Gueye ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar te Partizani në merkatot e kaluara. Të shumta kanë qenë klubet që kanë shfaqur interes për mbrojtësin, ndërsa së fundmi në listë është shtuar një tjetër ekip.

Skuadra kroate e Osijek do të përpiqet që të transferojë Maguette në merkaton e ardhshme verore. Një rol kyç në këtë ‘operacion’ pritet të luajë edhe trajneri, Zoran Zekiç.

Ish-tekniku i Partizanit që tashmë drejton Osijek, e njeh shumë mirë mesfushorin dhe dëshiron ta ketë në ekip. Partizani në krahun tjetër, pret një ofertë zyrtare dhe kjo e fundit të jetë tepër e lartë.





Lajmet e fundit nga