web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana zyrtarizon stadiumin për derbin

2024-03-13 14:04:31, Sport CNA

Këtë të diel do të luhet derbi mes Tiranës dhe Dinamos, e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.

Pas disa ndeshjesh që bardheblutë luajnë në “Elbasan Arena” si pritës do të rikthehen më në fund në “Air Albania”. Pikërisht në arenën kombëtare do të presin “Blutë”, ku sigurisht edhe prania e tifozëve pritet të jetë e lartë.

Diçka të tillë e ka zyrtarizuar klubi kryeqyetetas., ndërsa kanë zbuluar edhe axhendën e kësaj ndeshje.

Kujtojmë se aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 5-të me 36 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të 6-të, ndërsa kanë 1 më pak se Skënderbeu që ndodhet në vendin e 4-të në klasifikim, pozicion që të çon në “Final – Four”.





Lajmet e fundit nga