web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Redi Jupi: Broja do të jetë në Europian 100%, edhe nëse nuk luan fare me Fulham-in

2024-03-19 15:43:00, Sport CNA

Redi Jupi: Broja do të jetë në Europian 100%, edhe nëse nuk

Armando Broja, po kalon një sezon të vështirë në Angli, aty ku nuk po gjen dot hapësira me fanellën e Fulham.

Minutat e pakta të sulmuesit, kanë bërë që të përflitet nëse lojtari do të grumbullohet apo jo me Shqipërinë në Europian.

Në lidhje me këtë, së fundmi, ka folur edhe ish-futbolliti, Redi Jupi, i cili nuk sheh shumë paqartësi në lidhje me këtë çështje.

Për mua këto miqësore nuk janë test për Brojën, Broja do të jetë me 100% në Europian, janë lojtarë të tjerë ata që do të jenë në provë. Për mua Broja e ka të garantuar ftesën në Europian me 100%, nuk ka diskutime për të.

Luan apo nuk luan te Fulham, edhe nëse nuk luan fare te Fulham, Broja është i sigurt pasi diferenca e këtij lojtari në kualitet është shumë e madhe krahasimisht me lojtarët e tjerë. Trajneri do ia ketë thënë edhe privatisht, me siguri që po, do t’i ketë thënë: “Vendosu në dispozicion”, u shpreh Jupi në “Procesi Sportiv”.





Lajmet e fundit nga