web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Neutralë në Olimpiadë/ Rusëve iu ndalohet ceremonia hapëse

2024-03-20 12:41:00, Sport CNA

Neutralë në Olimpiadë/ Rusëve iu ndalohet ceremonia

Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia, nuk do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike këtë verë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka vendosur që sportistë nga këto dy shtete të marrin pjesë në Olimpiadë, por do të jenë neutralë.

Ky vendim vjen pas sulmeve ruse në Ukrainë, me Komitetin Olimpik, që ka qenë i ashpër ndaj dy vendeve, Rusisë dhe Bjellorusisë.

Atletët e këtyre dy shteteve, do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris në verë, por do të jenë, pa flamuj dhe pa himnet e tyre.

Gjithashtu, atyre iu është ndaluar të jenë pjesë e ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike.

Në muajin dhjetor, Komiteti Olimpik ndërkombëtar e pezulloi Rusinë fillimisht nga ky turne, por dha dritën jeshile më pas që të konkurrojnë si neutralë për sa kohë që nuk mbështesin në mënyrë aktive luftën kundër Ukrainës.

Lojërat Olimpike të Parisit do të mbahen nga 26 Korriku deri më 11 Gusht.





Lajmet e fundit nga