web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tuchel e lë jashtë listës, Chelsea merr vendimin për Armando Brojën

2022-07-09 15:35:00, Sport CNA

Armando Broja është lënë jashtë listës së Chelsea për turneun amerikan. Blutë e Londrës nisen sot drejt Los Angelos, aty ku do përballen në disa duele miqësore.

Emri i sulmuesit shqiptar nuk është në listë, me Tuchel që siç ishte bërë me dije nuk e ka preferuar shqiptarin në këtë turne. I huazuar sezonin e shkuar te Southampton, Broja shënoi 9 gola me klubin e Premier League, me tifozët që e duan sulmuesin në ekipin e parë të Chelsea.

Me kontratë deri në 2026 me Blutë, Tuchel duket se do e shohë Brojën nga afër në stërvitjet para sezonale dhe jo në këtë turne me miqësore.

Bie në sy se ka disa emra të rinj te Chelsea, ndërsa asnjë lojtar që ka qenë i huazuar. Mesa duket Broja do bashkohet në fazën përgatitore me Blutë, duke nisur stërvitjen individuale.

Tuchel e lë jashtë listës, Chelsea merr vendimin për Armando





Lajmet e fundit nga