web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana nxjerr në shitje biletat e Champions, çmime ekonomike për përmbysjen në “Air Albania”

2022-07-09 12:06:00, Sport CNA

Tirana luan me Duddelange për ndeshjen e kthimit në turin e parë të Champions League. Të martë në 20:00 në “Air Albania” të besuarit e Shehit kanë detyrën jo të lehtë për të përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë në Luksemburg.

Bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat e këtij dueli, të cilat gjenden online dhe në biletarinë pranë “Selman Stërmasit”. Nga 3000 lekë deri në 500 lekë pas porte variojnë çmimet.

Tribuna VIP kushton më shumë, me tifozët që do kenë disa sektorë, mes të cilëve biletat kushtojnë nga 500-700 lekë.

Tirana nxjerr në shitje biletat e Champions, çmime ekonomike





Lajmet e fundit nga