web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spalletti debuton me fitore, Juventusi merr suksesin e dytë radhazi

2025-11-01 22:52:00, Sport CNA

Spalletti debuton me fitore, Juventusi merr suksesin e dytë radhazi

Luciano Spalletti debutoi me fitore në stolin e Juventusit, teksa bardhezinjtë mposhtën 2-1 Cremonesen në transfertë.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh pas më pak se dy minutash me golin e Filip Kostiç.

Juventus dominoi pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi të pastra me Vlahovi? dhe Locatellin, por pa arritur të dyfishonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, Cremonese u përpoq të reagojë dhe pati disa tentativa për barazimin, por pa sukses.

Me kalimin e minutave, bardhezinjtë rikthyen kontrollin e lojës dhe realizuan golin e dytë me Andrea Cambiaso, pas një aksioni nga krahu i djathtë. Shtatë minuta nga fundi, Vardy shkurtoi diferencën për vendasit, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Juventusin dhe humbja e dytë sezonale për Cremonesen.





Lajmet e fundit nga