web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot miqësorja, Shqipëria sfidon Izraelin

2026-06-03 07:46:00, Sport CNA

Sot miqësorja, Shqipëria sfidon Izraelin

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot, ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor. Kuqezinjtë sfidojnë Izraelin në “Air Albania”, në debutimin e trajnerit Rolando Maran.

Tekniku italian kërkon ta nisë me fitore aventurën në stolin e Shqipërisë, siç deklaroi edhe në konferencën për shtyp.

Megjithatë, përveç kësaj, Maran kërkon të implementojë një lojë ndryshe, në këtë nisje të ciklit.

Përtej aspektit teknik, kjo ndeshje ka edhe një rëndësi historike. Shqipëria dhe Izraeli do të përballen për herë të shtatë në historinë e tyre. Deri më tani, të gjitha takimet mes dy kombëtareve janë zhvilluar në kompeticione zyrtare, kryesisht në eliminatoret e Kupës së Botës dhe në Ligën e Kombeve.

Bilanci i deritanishëm favorizon Izraelin. Në gjashtë përballjet e mëparshme, Shqipëria ka arritur të fitojë dy herë, ndërsa është mposhtur në katër raste. Kjo e bën sfidën e radhës një mundësi për kuqezinjtë që të përmirësojnë statistikat përballë këtij kundërshtari.

Megjithatë, karakteri miqësor i ndeshjes i jep një dimension tjetër takimit. Për stafin teknik, më e rëndësishme do të jetë përgjigjja që do të japin futbollistët në fushë, gjendja e tyre fizike dhe përshtatja me idetë e trajnerit të ri.

Rezultati mbetet një element i rëndësishëm, por fokusi kryesor lidhet me ndërtimin e skuadrës dhe vlerësimin e alternativave në dispozicion.

Pas sfidës me Izraelin, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në stadiumin “Air Albania” vetëm tre ditë më vonë. Më 6 qershor, në orën 20:00, kuqezinjtë do të përballen me Luksemburgun në ndeshjen e dytë miqësore të këtij grumbullimi.





Lajmet e fundit nga