web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kritikat nuk i kam qejf”, Kumbulla: Në Spanjë kanë besim te unë, mendjen e kam te Espanyol-i dhe te Kombëtarja

2024-10-18 11:12:00, Sport CNA
“Kritikat nuk i kam qejf”, Kumbulla: Në Spanjë kanë
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ndodhet te Espanyol-i në formë huazimi nga Roma, Marash Kumbulla, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane.

I pyetur për aventurën me klubin spanjoll, mbrojtësi shqiptar theksoi se atje e kanë bërë që të ndjehet i rëndësishëm.

"Më kërkuan… si trajneri ashtu dhe drejtuesit më bënë të ndihem i rëndësishëm. Askush nuk ju garanton dot një pozicion të përhershëm, por ndjeva se klubi kishte besim te unë dhe ishte e vërtetë. Më ndihmoi shumë fakti që isha gati kur mbërrita, pasi kisha një parasezon veror mjaft të mirë me Roma-n”-tha fillimisht ai.

Sa i përket të ardhmes, 24-vjeçari deklaroi se për momentin do që të bëjë më të mirën me Espanyol-in.

“E vërteta është se unë nuk po mendoj për këtë. Unë jam këtu dhe dua të kontribuoj për të ndihmuar Espanyolin që të jetë sa më lart në La Liga. Unë gjithashtu po mendoj dhe për kombëtaren shqiptare. Në fund të sezonin do të shohim se çfarë është më e mira për të bërë”-shtoi Kumbulla.

Për kritikat e tifozëve të Roma-s, Marash Kumbulla shtoi se nuk i pëlqejnë, por theksoi edhe se në Itali nuk e shprehu gjithë potencialin e tij.

“Ndoshta nuk më mbajnë mend si futbollist. Është pak e bezdisshme të marrësh kritika të ashpra. Në Itali nuk e shpreha mirë potencialin tim. Por kam mjaftueshëm vetëbesim për të ecur përpara. Nëse ngeceni në një gabim, nuk mund të ecësh përpara. E dija që herët a vonë do të kthehesha”-përfundoi shqiptari.

Marash Kumbulla e ka nisur shumë mirë këtë sezon me Espanyol-in, ndërsa ka shënuar edhe një gol në La Liga./CNA

 





Lajmet e fundit nga