web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gol në limite, Juventusi shmang humbjen ndaj Lazios

2026-02-08 23:16:00, Sport CNA

Gol në limite, Juventusi shmang humbjen ndaj Lazios

Juventus dhe Lazio kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e javës së 24-t në Serie A, në një sfidë të vendosur në minutat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa takimi u zhbllokua në fillimin e fraksionit të dytë. Pedro shënoi për Lazion në minutën e 47-të pas një gabimi të Locatellit, ndërsa vetëm dy minuta më pas Isaksen dyfishoi shifrat.

Juventus reagoi dhe ngushtoi diferencën në minutën e 59-të me golin e McKennie.

Skuadra bardhezi shtoi presionin në pjesën e mbetur të ndeshjes, duke krijuar disa raste për barazim.

Goli i dytë erdhi në minutën e 96-të, kur Kalulu shfrytëzoi një aksion në zonë dhe vendosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Me këtë barazim, Juventusi mban vendin e katërt me 46 pikë, ndërsa Lazio me 33 pikë renditet në vendin e tetë.





Lajmet e fundit nga