web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, firmos Kenan Yildiz

2026-02-07 18:54:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, firmos Kenan Yildiz

Kenan Yildiz ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventusin deri në vitin 2030. Sulmuesi turk firmosi marrëveshjen e re në prani të drejtorit sportiv Damien Comolli, në ambientet e klubit.

Yildiz shprehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke falënderuar drejtuesit, stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët.

Rinovimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm në projektin e ri sportiv të bardhezinjve. Juventus e konsideron Yildiz një element kyç për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.

Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës së lojtarit. Interesi i klubeve të mëdha europiane për Yildiz ka qenë i lartë në muajt e fundit.

Me këtë rinovim, Juventusi synon të ndërtojë vazhdimësi dhe stabilitet teknik.





Lajmet e fundit nga