web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania në ethet e finales së futbollit për femra EURO 2022

2022-07-29 08:21:06, Sport CNA

Gjermania në ethet e finales së futbollit për femra EURO 2022

"Mezi pres të shkoj në Londër dhe të mbështes skuadrën në finalen e ëndrrave kundër Anglisë në stadiumin Wembley”, shkroi në Twitter Olaf Scholz pas fitores 2-1 të ekipit gjerman kundër Francës në gjysmëfinale.

Transmetimi i gjysmëfinales në kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF u ndoq nga 12.19 milionë vetë dhe madje edhe revista "Kicker" i vuri për herë të parë në historinë e saj gratë në faqen e parë si temë kryesore.

Gjasat që kancelari dhe ekipi kombëtar do të festojnë pas ndeshjes kundër Anglisë ditën e dielë (31.07) nuk janë të këqija. Sepse nën drejtimin e kapitenes së ekipit Aleksanda Popp dhe i pajisur me një mentalitet të jashtëzakonshëm, ekipi gjerman deri tani ka luajtur në mënyrë mjaft bindëse.

Me pesë fitore në pesë ndeshje ekipi gjerman i femrave, forma e dobët e të cilave kishte ngritur dyshime në muajt përpara turneut, arritë në finale. Fitoret në ndeshjet e deritanishme ka bërë që shpresat për të fituar sërish një titull, që nga medalja e artë olimpike në vitin 2016 të jenë të mëdha./DW





Lajmet e fundit nga