web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Flasin për krizë, Barcelona paguan 60 milionë euro për francezin, 23 vjeçari vishet blaugrana

2022-07-28 19:27:26, Sport CNA

Jules Kounde është lojtari më i ri i Barcelonës. Mbrojtësi 23 vjeçar ka lënë Sevilla për 60 milionë euro, duke kaluar në Katalonjë. Tej krizës financiare që flet Barca, fakt është se klubi ka paguar 100 milionë euro për Lewandowskin dhe Raphinha.

Blerja më e re Kounde ka mbërritur në aeroport, teksa pasi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore u prezantua nga klubi.

Tanimë nuk ka më dilema për mbrojtësin e qendrës, që me kombëtaren franceze ka luajtur 11 ndeshje. I dalë nga moshat e Bordeaux, mbrojtësi shkëlqeu për tre vite te Sevilla.





Lajmet e fundit nga