web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klop mohon zërat për largimin e Firminos

2022-07-28 15:45:25, Sport CNA

Jyrgen Klop bllokon largimin e Roberto Firminos. Sipas gjermanit, lojtari është shumë i rëndësishëm për ekipin.

“Bobbi është vendimtar për ne, zemra dhe shpirti i këtij ekipi”, u shpreh fillimisht ai.

“Gjithçka duket shumë mirë dhe unë jam absolutisht mirë me Firminon. Për mua nuk ka dyshim për cilësinë e tij, kështu që ai është thelbësor për ne”, përfundoi gjermani.

Së fundi, interesim për Firminon ka shprehur skuadra e Juventusit, e cila tentoi ta merrte lojtarin për jo më shumë se 30 milionë euro.





Lajmet e fundit nga