web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teuta “ndez motorrët”, durrsakët gati për përballjen me Skënderbeun

2022-07-27 20:17:55, Sport CNA

Teuta ka zgjedhur Korçën si destinacionin ku po kryen fazën përgatitore. ?Djemtë e Detit? nuk kanë bërë shumë afrime në merkato duke ndjekur një politikë nga të rinjtë e akademisë.

Pavarësisht largimeve, atmosfera në skuadër duket pozitive. Sot, është zhvilluar seanca e radhës stërvitore. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, klubi durrsak tregon momente nga përgatitjet.

?Djemtë e Detit gati! Momente nga seanca e fundit stërvitore e Teutës në prag të ndeshjes miqësore me Skënderbeun?, shkruhet në diçiturën e fotove të postuara.





Lajmet e fundit nga